Bibilioteka franceze blen librin origjinal te Casanova-s

Bashke me doreshkrimin, biblioteka ka siguruar edhe dokumente te tjera qe shkojne deri ne 3700 faqe, te shkruara nga vete Casanova mes viteve 1783-1789. Biblioteka Kombetare Franceze eshte ndihmuar edhe nga qeveria per te blere doreshkrimet e rralla.
Te gjithe rreshtat jane shkruar ne frengjisht dhe ne to pershkruhet jeta private e njeriut te famshem gjate udhetimeve te tij neper Europe ku takoi edhe shkrimtare te medhenj te asaj periudhe si, Volter e Rousseau, kompozitorin Mozart dhe shume krere shtetesh. Natyrisht qe hapesiren me te madhe ne keto kujtime e zene femrat. 122 mendohet se eshte numri i femrave te joshura nga ai, mes te cilave edhe nje murgeshe.
Casanova mendoi ta digjte vepren e tij, por pak para vdekjes ia dhuroi nipit Carlo Angiolini. Pasardhesit e shkrimtarit venecian ia shiten ne vitin 1821 nje botuesi gjerman. Gjate Luftes II Boterore, libri rrezikoi zhdukjen. Ne vitin 2007 nisen kontaktet e para mes Librarise Kombetare Franceze dhe ambasades gjermane. E gjithe vepra vleresohet deri ne 20 milione euro por sipas “Le Figaro”, marreveshja eshte mbyllur per 7 milione.