Banorët festojnë pavarësinë e Kosovës
Pavarësia e Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes për banorët e shtëpisë së “Big Brother”. Ata kanë përgatitur banderola me parulla, ku uronin ditën e pavarësisë dhe kanë festuar mes tyre. Ndërkaq, si çdo ditë ata kanë vijuar edhe me debatet, zënkat, e lojërat e radhës.
Klodi: Do të më pëlqente të dashurohesha në BBDomenika, Eduardi dhe Renato janë ulur pranë gardhit dhe po bisedojnë me Klodin që ndodhet në anën tjetër. Ata pyesin banorin e ri për çështje të ndryshme dhe për banorët e tjerë. Klodi fillimisht i pyet banorët se si po u duket jetesa nën presionin e nominimit. Renato thotë se normalisht ka emocione, por është një gjë që herët a vonë do të ndodhë. Këtë mendim ndajnë edhe të tjerët. Klodi e pyet Domenikën nëse ndihet me fat që shtëpia e BB-së i ka sjellë një histori të re dashurie.
Ai i thotë Domit që ta shijojë këtë histori deri në maksimum, duke shtuar se në vërtet ka ndjenjë, shijoje. “Edhe unë do të kisha dëshirë që të dashurohesha...”. Kjo ka mjaftuar që Domenika të pyesë Klodin se cila nga vajzat e shtëpisë e tërhiqte më shumë. Klodi thotë se është ende herët për të dhënë një përkufizim, por më tepër ai mendon se përshtatet me Adën, por edhe Rezarta i duket e zgjuar.
Kur duhet dashuruar?Bertina, Erioni, Kika dhe Bledi kanë ndenjur në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kanë biseduar për lidhjet dhe dashurinë. Bertina i ka thënë që mendon se nuk duhen krijuar lidhje serioze në moshë të vogël, pasi meshkujt deri në moshën 25-vjeçare janë të papjekur. Erioni reagon menjëherë dhe i thotë se nuk ka fare të drejtë, pasi ai është shumë i pjekur, ajo i përgjigjet që ai s’ka pse ta marrë personale, pasi ajo e ka thënë në përgjithësi. Erioni i thotë që ai ka plane të tjera tani për tani dhe nuk do të krijojë lidhje të gjata. Më pas Erioni dhe Bertina kanë mbetur vetëm dhe kanë folur me shpoti me njëri-tjetrin. Ai i ka thënë Bertinës se po i shtrembërohen sytë duke parë sa andej e sa këtej.
Distancimi midis banorëveSeldi ka folur me Jetmirin dhe i ka treguar për sjelljen e Kikës. Kika i kish thënë atij që e ka marrë malli për fëmijët dhe ka nevojë që t’i shohë. Dy djemtë këtë gjë e komentojë si një mënyrë e Kikës për t’u bërë protagonist dhe për t’u viktimizuar. Seldi i ka thënë më tej që Kika i kishte thënë për banorët e rinj që ata kërkojnë më tepër kohë për të ndenjur me të, por ata thonë që nuk e besojnë këtë gjë. Madje Kika për t’u afruar me Renaton e kishte marrë veç dhe i kishte thënë që ai nuk është më i njëjti dhe ka ndryshuar në shumë aspekte. Ata kanë diskutuar për banorët e rinj dhe kanë nxjerrë përfundim që të gjithë janë të mirë e pozitivë dhe ata kanë dëshirë që të bisedojnë së bashku dhe do të donin që të ishin në shtëpi me ta, pasi te shtëpia e vjetër, sipas tyre, është krijuar një situatë shumë serioze, sepse Kika dhe Graciela bëjnë si mbretërit e shtëpisë. Ata thonë që marrëdhënie më të mira kanë me banorët e rinj se me ata që kanë ndenjur pothuajse një muaj bashkë. Olta i tregon që ajo është përshëndetur me dy vajzat e reja sot në mëngjes, ndërsa Bertina nuk i ka folur fare. Domi ka thënë që Kika po u rri shumë ftohtë, madje sot në mëngjes Olta i kishte folur dy herë, por ai nuk i kishte kthyer përgjigje, derisa Domi ka ndërhyrë dhe i ka thënë atij përse nuk i flet Oltës. Ai ka thënë që nuk e kishte dëgjuar, por vajzat nuk e besojnë këtë. Ata kanë komentuar dhe për sjelljen e Gracielës dhe Jetmiri ka thënë që nuk po e kupton pse po sillet keq me të. Seldi i ka thënë që ajo i duket si adoleshente dhe nuk sillet si për moshën që ka. Domi ka thënë që nuk duhet ta paragjykojnë, sepse ajo mund të jetë ndier e lënë pas dore nga Jetmiri dhe nuk ka ditur si të reagojë për të pasur vëmendjen e tij. Jetmiri i thotë që ai e do fort Gracielën, por këto sjellje të saja po e mërzisin. Olta me Seldin janë distancuar dhe kanë folur për Domin, e cila po sillet ftohtë me Seldin. Ai i thotë që nuk e di se çfarë ka me të, sepse ai nuk ka bërë asnjë gabim apo veprim të keq. Ajo i ka thënë që Domi ka një të keqe, që kur i ngel hatri nuk flet, por gjithsesi Seldi duhet ta pyesë dhe të këmbëngulë, sepse ata janë të lidhur dhe nuk është mirë të krijojnë distanca. Ndërkohë Domi dhe Jetmiri kanë folur për Oltën. Ata mendojnë se ajo mund të pëlqejë Jetmirin.
Jetmiri nuk e mban premtiminJetmiri i ka premtuar Oltës se do ta ushqente kur të uleshin për të ngrënë dhe ajo shkon ta thërrasë. Ai i thotë se nuk do ta bëjë, por ajo këmbëngul, pasi ai i ka premtuar. Më në fund ajo heq dorë dhe Jetmiri u thotë miqve të tij që atij i ka mbetur qejfi me të, pasi ndonëse gjithë natën kanë qëndruar duke biseduar të dy dhe i ka kënduar edhe serenatë, ajo sot gjithë ditën ka flirtuar me banorët e shtëpisë së vjetër, sipas Jetmirit. Domi i thotë që të mos ta shikojë në këtë aspekt, pasi ajo nuk e ka bërë me qëllim për ta ofenduar. Seldi i thotë që ky nuk është momenti i duhur për të që të njihet me Oltën, pasi ata janë të dy në nominim dhe mund të dalin nga vetja. Ata e kanë ndërprerë bisedën, pasi ka ardhur dhe Olta dhe nuk kanë dashur ta vazhdojnë bisedën në prani të saj.
Erioni i shqetësuarErioni i ka treguar Gracielës gjërat që e shqetësojnë dhe nuk ndihet mirë. Ai i ka thënë që Bertina është e mërzitur me të dhe, nga ana tjetër, duhet të përballet dhe me miqtë e nominuar. Ai i ka thënë që Bertina është mërzitur pa ndonjë arsye të fortë me të, pasi ai nuk mund ta ndryshojë karakterin e tij. Ndërsa Graciela i thotë që ai duhet të jetë më i kujdesshëm me mënyrën se si sillet me Bertinën, sepse ajo e vuan më shumë sjelljen e tij. Ajo i ka thënë që ata duhet t’i zgjidhin vetë punët e tyre pa futur askënd tjetër në mes. Ai i ka thënë që Bertina është tip i mbyllur, pasi duhet të jetë zhgënjyer nga shoqëria dhe njeriu sillet ashtu siç e mëson jeta. Graciela mendon që ai mund ta ndihmojë Bertinën që të jetë më e hapur dhe të sillet ndryshe. Ajo i ka thënë që në situata të veçanta sjelljet e saj mund të jenë në dukje të pakëndshme, por ajo e kupton, pasi e ka shumë për zemër. Në këtë mënyrë duhet ta shikojë dhe Erioni situatën, sipas Gracielës.
Valoni rrëzon BertinënPas lojës banorët në shtëpinë e vjetër kanë dalë të gjithë në ballkon dhe po bisedojnë. Ndër ta mungon Bertina, e cila gjatë lojës u lëndua ngaqë Valoni për shaka i tërhoqi karrigen. Përveç saj edhe Valoni ndihet mjaft keq për aktin e tij. Ai rri në ballkon i heshtur dhe duke pirë vazhdimisht cigare. Historia e lojës në shtëpinë e vjetër, tashmë diskutohet edhe në shtëpinë e re. Jetmiri u tregon të tjerëve historinë e Valonit dhe Bertinës. Duke qeshur ai ua tregon banorëve të shtëpisë së re, duke bërë edhe shaka. “Bertina nuk është se u vra shumë, por rri shtrirë, që të shkojë ta fërkojë Erioni pastaj”, ka thënë duke qeshur Jetmiri. Ndërkohë të tjerët hedhin poshtë thëniet e tij duke pohuar se në raste të tilla njeriu mund të lëndohet vërtet. Ata komentojnë Erionin dhe ndjenjat e tij për Bertinën. Valoni është shumë i mërzitur, sepse ndihet shumë në faj dhe nuk di se si t’i kërkojë falje Bertinës.
Pavarësia e KosovësBanorët kanë menduar që të organizojnë një festë për pavarësinë e Kosovës. Kjo është hedhur si ide fillimisht nga Hakiu. Më pas banorët kanë filluar të vizatojnë një banderolë. Kështu, pas vizatimit të banderolave, bisedave e thashethemeve, ka ardhur koha për të festuar. Kështu ata dalin jashtë dhe fillimisht varin në ballkon banderolat e tyre. Parulla kryesore e banorëve të shtëpisë së re është: “Një gjak, një komb. Rroftë Shqipëria e madhe”. Pasi vendosin në mur parullën, djemtë e shtëpisë së re shkojnë në kuzhinë dhe presin gishtat në mënyrë që të lënë shenja gjaku në banderolë. Më pas ata dalin përsëri dhe varin në mur parullën e dytë, e cila shkruan: “Sa krenar me qenë shqiptar!”. Pas tyre edhe banorët e shtëpisë së vjetër dalin në oborr dhe fillojnë të varin edhe ata parullën e tyre. Në të shkruhet “Kosovë, gëzuar Pavarësinë!”. Në këto momente të gjithë banorët këndojnë këngë patriotike për Kosovën. Pasi mbarojnë punën me parullat banorët fillojnë të këndojnë Himnin Kombëtar. Ata urojnë njëri-tjetrin për festën. Më pas festimet vazhdojnë me këngë patriotike.
Klodi: Graciela je zero, e paedukatëGjatë kohës së festimeve, Klodi i thotë Gracielës të mundohet që t’i lërë hapësirë dhe të mos bëjë si drejtoreshë e shtëpisë. Kjo e acaroi Gracielën, e cila pas festimeve ndenji e mërzitur. Pas pak Graciela hyn në dhomën e gjumit. Aty vjen edhe Klodi, i cili e pyet Gracielën përse është mërzitur. Në atë moment Graciela nis të flasë me zë të lartë duke i thënë Klodit se përse e quajti “drejtoreshë”. Duke u dashur të sqarohet, Klodi i shpjegon se ajo shprehje erdhi ngaqë Graciela e kishte shtyrë dhe për më tepër veprimet e saj nuk i pëlqejnë aspak. “Unë nuk jam kukulla jote që të shtysh ti si të duash”, vazhdon Klodi i nervozuar. Graciela ngre akoma më shumë zërin dhe shprehet në një mënyrë që bën që Klodi të ndihet i ofenduar. Kështu debati nis të marrë zjarr. Klodi i kërkon që të ulë zërin dhe Graciela i thotë se nuk e pyet atë se si e përdor zërin e saj. Sjellja agresive e Gracielës e acaron më tepër Klodin. Ai i kërkon edhe një herë Gracielës që të diskutojë me zë të ulët dhe Graciela në debat e sipër i thotë Klodit “mbylle gojën”. Klodi tashmë i acaruar së tepërmi i thotë: “Mos më thuaj mua ashtu, se nuk je ti as nëna ime, as motra ime. Ti je zero, je e paedukatë”. Debati i tyre vazhdon më shumë akoma derisa Klodi e mbyll me një “natën e mirë”, por Graciela vazhdon përsëri.
#