Biblioteka personale ne Shqiperi
Per here te pare nje raportim per ekzistencen e bibliotekave personale private si trashegimi e kultures sone kombetare eshte bere ne nje takim te mbajtur ne Prishtine ne vitin 2007 midis Bibliotekes Kombetare te Shqiperise dhe asaj te Kosoves ku percaktimi si vlere eshte bere jo vetem nga numri i librave qe kishin por dhe nga permbajtja e tyre. Disa nga bibliotekat me te famshme jane nxjerre nga nje pune kerkimore te punonjeses se Bibliotekes Kombetare Violeta Viso ne nje referat qe ka mbajtur ne Prishtine per bibliotekat private si trashegimi e kultures sone kombetare te cilat u bene burimi kryesor i pasurimit te fondeve te BK-se.
Disa prej ketyre bibliotekave jane
- Biblioteka e Ibrahim Pashe Vlores me mbi 2000 doreshkrime ne pergamene ne gjuhet orientale arabisht persisht turqisht qe u dogj ne vitin 1914
biblioteka e Bushatllinjve biblioteka e Myfit Bej Libohoves biblioteka e Komisise Letrare Shqipe biblioteka e Midhat Frasherit me rreth 40000 libra me vlera te rralla dhe albano-ballkanologjike nga te cilat 18000 libra ndodhen ne fondet e BK-se biblioteka e Vakefit me rreth 3000 vellime me permbajtje teologjike juridike fetare historike astronomike etj. biblioteka e Mitropolise se Beratit biblioteka e Tabakeve me rreth 2000 volume e cila eshte djegur tre here dhe shume libra jane demtuar biblioteka franceskane me rreth 30000 volume nje pjese e te cilave u dogjen dhe u demtuan ne periudhen e reprezaljeve ndaj institucioneve ne regjimin e Hoxhes biblioteka Per djelmnine apo sic njihet biblioteka Karnarvon e krijuar me 1929 me ndihmen financiare te konteshes Karnarvon etj.
- Fondi i Bibliotekes se Midhat Frasherit ka vulen e librarise me pseudonim Lumo Skendo dhe Biblioteka Lumo Skendo 1897 ku ne fund te cdo libri ka shenuar librarine ku eshte blere libri vendi data dhe cmimi.
- Edhe librat e franceskaneve kane vulen Biblioteka Franceskane
Shkoder.
-Ne qytet Tirane Shkoder Korce Vlore Elbasan etj. permenden keto biblioteka personale te Nikolla Lakos Milto Gurres Nasuf Tahir Dizdarit Dhimiter Paskos Tirane Nestor Nepravishtes Familjes Ferra Llambi Durrollit Sotir Kocit Vlore Robert Kostaq Cipos Ilo Mitke Qafezezit Nikolla Strallit Vasil Naum Treskes Korce Jup Kastratit Villy Kamsit Tomor Osmanit Ragip Gjylbegut Shkoder
familjes Vokopola Berat etj.
Dhurimet ne BK
- I kane dhuruar Bibliotekes Kombetare botime me vlere nga biblioteka personale familja e Pashko Gecit qe permban libra me karakter albano-ballkanologjik metoda per mesimin e gjuheve te huaja si dhe fjalore te ndryshem familja e Mahir Domit qe dhuroi nga biblioteka personale rreth 30 libra per fondin e arkivit krahas librave me karakter albanologjik dhe periodikeve te ndryshem familja Alimani ka dhuruar libra per fondin albanologjik dhe ate te
arkivit studiuesi nga Kosova Ali Rexha dhuroi biblioteken e tij personale me
rreth 2200 libra ne gjuhen shqipe nga te cilat nje pjese e konsiderueshme e tyre
plotesuan fondin e arkivit familja e Aleks Budes biblioteka e te cilit krahas librave ne shqip permban dhe mjaft libra ne gjermanisht italisht frengjisht
anglisht e rusisht etj Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i ka dhuruar Bibliotekes Kombetare nga biblioteka e tij personale dy botime antikuar Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur Skenderbe mbret i Shqiperise/Jacques de Lavardin - Franche-Ville 1604 veper qe Biblioteka Kombetare e kishte ne fotokopje Historia e te madherishmit dhe trimit zotit Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbe princ i denje i shqiptareve/ Marinus Barletius ndash Venetia 1568 si dhe Historia e Skenderbeut ose turqve dhe te krishtereve ne shek. XV/ Camille Paganel 1890 me vlera per fondin e albanologjise.
Blerjet e BK-se
Koleksionet e Bibliotekes Kombetare te pasuruara nga blerjet prej familjeve apo personave private
Nga familja e Nikolla Lakos ne Tirane u blene rreth 117 botime nga te cilat vlen te permenden antikuaret
- Georgius Bartholdus Pontanus Scanderbegvs hoc est vita et res strenve feliciterque gestae Georgii Kastrioti Epiri Regis 1609 Skenderbeu jeta bemat dhe ngjarjet e suksesshme te Gjergj Kastriotit mbret i Epirit botim i vitit 1609. Ne kete veper perfshihen ligjeratat dhe letrat e Skenderbeut qe jepen ne veprat Historia e Skenderbeut dhe Rrethimi i Shkodres. Ne kurriz te fletes se titullit ka nje portret te Skenderbeut.
- George Guillet de Saint ndash Georges Histoire du regne Mahomet II Empereur des
Turcs Vol. 1 1681 Historia e sundimit te Mehmetit II perandor i turqve
botim i vitit 1681. Libri permban te dhena per jeten dhe lufterat e Skenderbeut kunder sulltan Muratit II dhe ne menyre te vecante kunder sulltan Mehmetit II
- Andrea Cambini Commentario de Andrea Cambini Fiorentino delle origjine de Tvrchi el Imperio delle casa ottomana 1540 Komentar i Andrea Kambinit per origjinen e turqve dhe per perandorine e shtepise osmane botim i vitit 1540 etj. si dhe libra per fondin e arkivit dhe harta te ndryshme te botuara ne fillim te viteve 1900.
Nga familja e Robert Kostaq Cipos qe kishte nje biblioteke mjaft te pasur u siguruan 103 libra. Krahas librave me karakter albanologjik u blene botime antikuare si
- Francesc Maria de Lece Osservazioni grammaticali nella lingua albanesse 1716 Vrojtime gramatikore ne gjuhen shqipe 1716 nga At Francesk Maria de Lece. Vepra konsiderohet si vepra e pare teresore qe njihet per gramatiken e gjuhes shqipe.
- Pjeter Budi Dottrina Christiana Doktrina kristiane 1664.
- Luciani Samosatensis Opera Vepra e Luciano Samosantesis ne greqisht dhe
latinisht Vol. 1-7.
Nga familja e Nezir Cekanit vlejne te permenden doreshkrimet si
- Letra e Faik Konices drejtuar At Shtjefen Gjecovit datuar me 1907 leter ne te cilen Konica nder te tjera jep mendime sidomos lidhur me afrimin mes dialekteve te shqipes gegerishtes dhe toskerishtes per krijimin e nje gjuhe letrare te njesuar te shqipes.
- Letra e Nikolla Kacorrit drejtuar Shjefen Gjecovit e vitit 1906 ku flitet per situaten
politike ne Kurbin si dhe per revoltat e banoreve te zones se Kurbinit.
-Shtjefen Gjecovi. Trashegime pellazgesh besime dhe doke shqiptare mes te cilave deshmohet vjetersia e kombit shqiptar 1907.
-Nje koleksion prej 74 hartash historike gjeografike administrative etj. te
Shqiperise dhe Ballkanit te botuara gjate viteve 1890-1918 si dhe libra te karakterit
albano-ballkanologjik u blene nga Agron Gashi.
Nga familja e Eli Papes jane blere
- doreshkrimi Akolouthia tou ajiou asiomarturos Nikodhemou tou neou
Sherbese e te shenjtit martir oshenar Nikodhimit te ri. Voskopoje 1742.
Ky doreshkrim sjell elemente te reja dhe origjinale per plotesimin e figures se Nikodhim Vithkuqarit qe nderohet si shenjtor ne Shqiperine e Jugut e
pertej saj Nikolle Dede dhe se bashku me 7 botimet e Voskopojes perbejne vlera shume te rralla per Biblioteken Kombetare.
- antikuaret Akolouthia tou ajiou endoksou basileos kai megalomartorus Ioannou tou Bladimerou kai thaumatougou Sherbesa e mbretit te lavdishem dhe deshmorit te madh Joan Vladimirit botime te viteve 1690 dhe 1774. Ne botimin e vitit 1690 ne faqen e titullit thuhet qe ky liber eshte botuar prej Jani Papes nga qyteti i Elbasanit kurse ne botimin e vitit 1774 krahas shenimit te mesiperm ne faqen e titullit ne faqen e fundit eshte mbishkrimi i Kishes se Manastirit qe sjell te dhena mbi ndertimin e saj.
Ne familjen e Llambi Durrollit Vlore jane blere antikuaret ne gjuhen greke
- Permbledhje fjalimesh dhe vargjesh poetike te disa shkrimtareve te degjuar kishetare te shekullit te IV - Gjirokaster 1779-1786 qe japin te dhena per historine e kishes ortodokse per Ali Pashe Tepelenen dhe poezi te ndryshme.
- Permbledhje fjalesh hyjnore te eterve oshnare martire te fese.
Ne familjen Evangjeli Korce jane blere 86 libra kryesisht me karakter ballkanologjik si dhe fjalore te ndryshem ne familjen Peshtani 22 doreshkrime qe u perkasin viteve 1720-1820 ne arabisht persisht mbi letersine fene gramatiken ne familjen Vokopola Berat 7 doreshkrime ne arabisht si permbledhje letrash gjuhesi poezi fetare etj.