Bibliotekari që koleksionon luftëra
Libri monumental i amerikanit White. Në “Librin e zi të njerëzimit”, ai ka skeduar konfliktet e historisë, duke numëruar rreth gjysmë miliardi të vdekur
Siç dihet, kafsha më e etur për gjak në planet është lloji Homo sapiens, i cili gjatë evolucionit të historisë mbizotëroi mbi njeriun e Neandertalit, jo sepse më inteligjent, por sepse më i keq. Sepse sapiens-i është grabitqar. Instinkti vrasës dhe etja për gjak janë më superiore se sa solidariteti e dëshira për njohje, kjo e fundit ishte gjithnjë në shërbim të luftës. Nga fillimi i internetit, gjithçka u shpik para së gjithash për një qëllim dhe me një aplikim “ushtarak”. Gjashtë mijëvjeçarë të qytetërimit tregojnë se ajo që sapiens dinë të bëjnë më mirë është të luftojnë e të vriten. Ata kanë qenë të aftë ta bëjnë këtë gjë, deri tani asnjë nuk ishte në gjendje ta llogariste. Gjithmonë i jemi përafruar, si për shembull: “shumë miliona”.
Ndërsa sot, dikush ka bërë makabër. Njëqind ngjarjet më të përgjakshme të historisë së njerëzimit, nga luftërat persiane të shekullit V para Krishtit tek 66 milionë viktimat e Luftës së Dytë Botërore, deri tek 300 mijë personat që u masakruan nën regjimin e Sadam Huseinit, kanë shkaktuar 455 milionë të vdekur. Gjysmë milioni, një më pak e një më shumë. Për të përdorur një term që dihet një “kasaphanë”, për të përdorur një term shkencor “emoclisma”, nga greqishtja e lashtë, përmbytje gjaku. Ajo që ka gllabëruar planetin, duke e spërkatur çdo ditë.
Rreth shprehjeve teknike. Llogaritë e horrorit: (cinike nga pikëpamja morale, mjaft e dobishme nga ajo historiografike) hyn në një disiplinë të veçantë, “atrocitologjia”. Pra, studimi llogaritja e përshkrimi i mizorive njerëzore. Detyrë e vështirë, e parehatshme dhe e kushtueshme. Me thënë të drejtën, është pak e çmendur. Në fakt, eksperti më i madh në këtë fushë nuk është një akademik i matur e serioz, por një bibliotekar metodik e i durueshëm. Natyrisht, amerikan, sepse vetëm ata mund të jenë aq pragmatikë. Quhet Matthew White, nga Ricmond, Virginia dhe 15 vjet më parë ka krijuar një sit të famshëm interneti me një atlas të madh historik të shekullit XX, më pas u specializua në degën e “luftërave”, duke iu referuar burimeve më të mira të statistikave historike, deri sa realizoi një libër monumental të zi rreth njerëzimit të sotëm. (I papërkthyer në shqip).
Luftëra (315 milionë të vdekur, prej të cilëve 49 ushtarakë dhe 266 civilë), shtypje mbretërish e diktatorësh (141 milionë), masakra ideologjie (142 milionë), luftëra fetare (47 milionë), krime të komunizmit (67 milionë), luftëra civile (26 milionë), konflikte etnike (74 milionë)... e më pas revolta, ndërmarrje koloniale, luftëra pavarësie, genocid, trazira, diktatura. Të gjitha të verifikuara, të numëruara, e skeduar dhe e klasifikuar. Duke kërkuar brenda një literature të gjerë dhe duke bërë një studim krahasues që ka pak precedentë ( me mijëra anekdota, kuriozitete dhe një fije humori makabër), Matthew White skedon në mënyrë kronologjike 100 krimet më të rënda të historisë, që nga lufta e dytë persiane (480-479 para Krishtit, bilanci: 300 mijë viktima), deri në luftën e fundit të Kongos (1998-2002, bilanci: 3.8 milionë).
Duke shpjeguar për shembull që në luftën legjendare të Trojës, sipas një rrëfimi të treguar nga një i mbijetuar i quajtur trojan, të quajtur Darete, mbetën të vrarë rreth një milionë e gjysmë persona dhe pse arkeologjia nuk ka zbuluar asgjë që tregon se në atë vend është u bë një luftë aq e madhe. Siç është treguar (dokumente në dorë) që pushtimi mysliman i Indisë, ndërmjet 1000 dhe 1700 ishte, siç thanë disa historianë, çështja më e përgjakshme e njerëzimit (dhe shifra prej 50 milionë hinduve të vrarë është një ekzagjerim). Si kompensim, zbulohet se në vendin e gjashtë së makabrës ndodhet revolta pak e njohur e viteve 800, Taiping në Kinë, me 20 milionë viktima. Ndërsa kryqëzatat, zakonisht të veçuara si një konflikt fetar, shkaktuan 3 milionë të vdekur. Gjuetia famëkeqe e shtrigave, e cila është akuzuar për vrasjen e 9 milionë grave, duhet të shkallëzohet në dhjetëra mijëra. Për pjesën tjetër, libri i zi i njerëzimit na ofron të dhëna mjaft të dobishme për t’u kuptuar (në rast se do të ishte e rëndësishme) nëse ka qenë komunizmi ai që ka vrarë më shumë njerëz, sepse fiton rreth sasisë së të vdekurve – nacionalizmi, feja apo tirania dhe na ndihmon t’i përgjigjemi pyetjes më të tmerrshme: “Sa ishin në gjendje të bënin keq njerëzit”? Përgjigja është: “Gjysmë miliardë jetë”.
Përgatiti: Lavdrim Lita