E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bici: Deshtaket duhen larguar nga sporti

Vasil Bici eshte emeruar pak dite me pare drejtor i Drejtorise se Sporteve prane MTKRS-se. Para detyres se re Bici, ishte trajner i Lushnjes. Nje jave pas Vitit te Ri 2009 i besohet posti me i larte i sportit ne vend, post qe e mbante me pare Violeta Shqevi. Ish-trajneri i shquar, me plot 23 vite karriere mbi supe, e nisi detyren e tij te re, me disa vendime te rendesishme, te miratuara nga qeveria shqiptare. Per to dhe per problematikat e fundit ne zgjedhjet e drejtuesve te federatave sportive, si dhe per prioritetet e sportit per vitin 2009, per "Koha Jone", Vacil Bici ,rrefehet ne intervisten e pare, si drejtor i Drejtorise se Sporteve:

Z. Bici, nga drejtimi i Lushnjes pak dite me pare, tani ne krye te dikasterit me te rendesishem te Sportit ne Shqiperi. E prisnit?

Per shkak te kohes se gjate, prane futbollit, besoj se njihet angazhimi im ne sherbim te levizjes sportive shqiptare. Per sa i perket emerimit te fundit, dua te them se eshte nje vleresim qe i eshte bere punes time, duke cmuar maksimalisht kontributin tim shume vjecar, ne sherbim te futbollit. Per kete vleresim dhe per besimin qe me eshte dhene, do te perpiqem me te gjitha mundesite, qe te jap sherbimin tim maksimal nepermjet punes, ne zhvillimin e metejshem te sportit shqiptar, ne te gjithe sektoret.

Pas marrjes se detyres se re, cilat konstatoni si problematikat me te medha qe po kalon sporti ne Shqiperi?

Problematikat ne sport jane te medha dhe jo te pazgjidhshme. Nuk duhet te harrojme se sporti eshte pjese e shoqerise sone dhe nuk mund te krahasohet me hapat, qe hedhin vendet e tjera ne drejtim te sportit, pa bere paralele me zhvillimin ekonomik dhe social- kulturor te vendit tone. Ne baze te zhvillimi te shoqerise sone, mendojme se ka ecur edhe sporti ne vend. Ne keto 18 vjet, pas ndryshimit te sistemeve, edhe sporti ka perjetuar ndryshimet e medha, duke kaluar nga nje sistem i centralizuar, ne ndryshime graduale, deri ne kete moment, ku jemi sot. Kam 24 vjet qe punoj si trajner futbolli ne ekipet e Kategorise Superiore dhe e kam perjetuar nga afer, qe ne shume raste, ndryshimet kane kaluar me probleme, si ne cdo fushe tjeter.

Cfare hapash do te ndjeke MTKRS-ja, per te perkrahur sportistet qe arrijne rezultate te larta, ne arenen nderkombetare?

Ne vemendjen e vazhdueshme do te jene sportistet cilesore te vendit, sidomos ata sportiste qe u kualifikuan dhe ishin pjese e garave te Olimpiades "Pekin 2008". Keta sportiste nuk u futen ne zonen e medaljeve, sepse pervec Shqiperise garuan edhe 205 shtete dhe kuptohet koeficenti i larte, qe ka pasur nje sportist shqiptar per te prekur zonen e medaljeve. Disa prej tyre ishin shume prane zones se medaljeve, prandaj eshte vleresuar paraqitja e tyre dhe ne vazhdim kemi menduar qe keta sportiste, te jene ne qender te vemendjes, per te perfaqesuar Shqiperine edhe me mire ne olimpiaden e radhes.

Zgjedhjet e fundit per drejtuesit e rinj ne KOKSH dhe ne Federaten Shqiptare te Mundjes jane shoqeruar me akte te dhunes. Vleresimi i MTKRS-se?

Me ardhjen time ne kete detyre do te perpiqem qe te jap maksimumin bashke me federata sportive per te qene ortake te mire dhe ne mbeshtetje te klubeve sportive.

Ne vijim te punes sime te re, kam analizuar situaten dhe kam marre masa qe me tej, ne federatat sportive te garantohen dhe te zhvillohen zgjedhje normale. Nuk do te lejojme qe ndonje deshtak, sportist apo drejtues qe eshte pjese e politikes, te hedhe tym dhe te prishe imazhin e sportit ne Shqiperi. Liria e fjales ne demokraci duhet kuptuar drejt ne raport me individin, kurse kur behet fjale per shtetin duhet te kuptojme se jemi te gjithe pjesetare te ketij shteti dhe i perkasim atij, prandaj duhet te respektojme ligjet dhe rregullat, duke kontribuar me gjithcka mundemi, per te mos krijuar situata si keto te fundit. Ne shtetet e zhvilluara, tentativat per te perbaltur shtetin, denohen me ligj.

Sportistet ankohen se infrastruktura sportive ne vend le shume per te deshiruar. Cfare duhet te bej shteti ne kete drejtim?

Sa per infrastrukturen sportive ne vend, ajo po ecin me hapin e zhvillimit te fushave te tjera. Ne rast se brenda dy viteve te ardhshme, do te ndertohen dy stadiume, "Qemal Stafa" dhe "Selman Stermasi" , sipas parametrave evropiane, atehere sportistet profesioniste do te kene mundesi te luajne dhe te perfaqesojne vlerat e tyre, ne kushte te barabarta me vendet e tjera evropiane, ku deshirojme te integrohemi sa me shpejt te jete e mundur. E thashe, duhet nje mirekuptim i gjere, qe punet te ecin me mire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›