E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali fiton dhe paralajmeron Barcen

Real Madrid e nis mire pjesen e dyte te kampionatit, ne Spanje. Ndryshe nga luhatjet dhe rezultatet e gjysmes se pare te edicionit, madrilenet ne dy ndeshjet e para te ketij viti kane arritur gjashte pike, duke mos pesuar asnje gol, dhe me nje futboll argetues. Ne ndeshjen e djeshme, ndaj Majorkes Real Madrid shenoi qe ne 3' me ane te holandezit Arjen Roben. Ne minuten e 17', Raul dyfishoi shifrat dhe ne pjesen e dyte te ndeshjes Ramos shenoi golin e trete dhe te fitores. Kjo fitore ishte paralajmeruese per rivalet historike, Barcelonen, qe kryeson bindshem "Premiera Divizion". Reali do te jete serish rivali kryesor i katalanesve. Keta te fundit udheheqin me merite te plote kampionatin spanjoll.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›