E Diel, 1 Nëntor 2026

Bici jep dorëheqjen nga LushnjaVasil Bici është emëruar menjëherë në rolin e drejtorit të sporteve në Ministrinë e Turizimit, Kulturës, Rinisë e Sporteve

Vasil Bici dha dorëheqjen nga Lushnja, duke u bërë trajneri i dytë që largohet nga skuadra që mbyll renditjen e Superligës pas 17 javëve të para të zhvilluara.

“Misioni që kisha nuk u arrit”, - u shpreh trajneri i njohur, që u ul në bankinë verdhjeshile në javën e 5-të kampionatit, duke zëvendësuar Saimir Malkon.

Bici (ne foto me menaxherin Rudi Vata) është emëruar menjëherë në rolin e drejtorit të sporteve në Ministrinë e Turizimit, Kulturës, Rinisë e Sporteve në vend të Violeta Shqevit, e shkarkuar pas skandalit në Asamblenë e Federatës Shqiptare të Mundjes.

E Merkure, 07 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›