Teuta përjashton Gentian GjondedaPak javë më parë ishte përjashtuar nga skuadra e trajnerit Starova edhe Qazim Buna, i përfshirë në një incident

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, përjashtoi nga skuadra e tij kapitenin Gentian Gjondeda. Motivi sipas njëshit të klubit durrsak ka të bëjë me sjelljen e patolerueshem të Gjondedës.
Pak javë më parë ishte përjashtuar nga skuadra e trajnerit Starova edhe Qazim Buna, i përfshirë në një incident.
Nga Teuta do të largohet edhe mbrojtësi Dushku (shkon në SHBA), ndërkohë që Henri Ndreka pas kryerjes me sukses të operacionit (në gju) në Austri do të jetë i gatshëm pas 6 javësh.
Teuta e presidentit Edmond Hasenbelliu e trajnerit Sulejman Starova do të zhvillojë pjesën e dytë të fazës përgatitore dimërore në Ulqin të Malit të Zi (13-26 janar), ndërsa ciklin e parë në Durrës (5-12 janar). Starova ka kërkuar disa përforcime, pasi klubi durrsak, i eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, ndodhet në vendin e gjashtë.
E Merkure, 07 Janar 2009