Leonel Mesi heroi i Barcelonës në Madrid
Madrid - Leonel Mesi me tre golat e tij është heroi i Barcelonës në fitoren e mbrëmshme përballë Atletikos së Madridit në “Vinsente Kalderon”. Katalanasit arritën të marrin një fitore 3-1 në transfertë në ndeshjen e vlefshme për 1/8-t e Kupës së Mbretit.
Barcelona kaloi në avantazh që në minutën e 12-të pasi Mesi shfrytëzon mjaft mirë një pas të dhënë me finte nga Dani Alvesh. Vazhdimësia e lojës në pjesën e parë i bëri mjaft nervozë lojtarët e Atletikos, të cilët vetëm në këtë pjesë morën katër kartona të verdhë. Spektakli i Leo Mesit vetëm madrilenët që ndodheshin në tapetin e blertë nuk arriti t’i dëfrente dot, pasi detyra e tyre ishte vetëm të ndalnin argjentinasin. Me rezultin e ngushtë 1-0 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.
Pjesa e dytë do të fillonte me një karton të kuq për skuadrën e Atletikos së Madridit. Heitinga e lë ekipin e tij me 10 futbollistë pas kartronit të dytë të verdhë. Mesi arrin ta kthejë në gol penalltinë e fituar nga ndërhyrja e gabuar e lojatarit në minutën e 58-të.
Dhjetë minuta më vonë Ujfalusi do të ngushtonte përkohësisht shifrat për Atletikon e Madridit duke e çuar rezultatin në 2-1. Në minutën e 80-të është përsëri Leonel Mesi që shënon për skuadrën e Barcelonës. Ky ishte goli i tretë personal i Mesit dhe i Barcelonës në këtë takim.
Me këtë fitore bindëse ndaj Atletikos skuadra e Barcelonës tregon edhe një herë forcën e madhe që disponon. Në ndeshjen e kthimit skuadra e Pep Guardiolës do të presë e qetë madrilenët në “Kamp Nou”.