Bici, “ura” që lidh Shkumbinin me Besën

Nga Dash Frashëri
Vasil Bici është njeriu që lidh ngushtë dy ekipet që përbëjnë ciftin e parë të gjysëmfinalistëve të edicionit të 55-të Kupës së Shqipërisë. Tekniku i njohur lezhjan, në fillim të sezonit drejtoi Shkumbinin (për 9 javë) dhe ka meritën e padiskutueshme për ecurinë e suksesshme të peqinasve në Kupë. Por, sot në rolin e drejtuesit të Besës, ai synon të cojë në Kavajë, një trofe që nuk është arritur kurrë më parë, edhe pse kavajasit kanë qenë jo pak, por gjashtë herë të tjera në finale, e fundit në vitin 1992 me Elbasanin. Shkumbini rifitoi besimin se mund të mbijetojë në kampionat, kur të shtunën e kaluar fitoi (1-3) bindshëm në Gjirokastër me Luftëtarin. Të mërkurën skuadrën peqinase e pret një ballafaqim luksi në gjysmëfinalen e parë me Besën, e cila në pamje të parë duket se nuk e ka kurrsesi ngarkesën psikologjike. Peqinasit e Faruk Sejdinit patën një rrugë më të lehtë për të arritur në gjysmëfinale pasi fati, e përballi me Turbinën e Cërrikut, ekipin e vetëm nga 8 cerekfinalistet që vinte nga Kategoria e Parë. Me një fitore të thellë 4-0 në takimin e parë dhe një tjetër 2-1 në Cërrik, Shkumbini u rendit për herë gjatë historisë së tij mes katër ekipeve më të mira të Shqipërisë në 18 edicionet e Kupës së Shqipërisë që ka marrë pjesë. Besa e Bizhdilit ndihet më e etur se kurrë për të fituar Kupën e parë në historinë 85-vjecare të klubit. Klubi i Futbollit "Besa" është themeluar në vitin 1922 fillimisht me emrin Sportklub "Adriatiku". Në cerekfinale Besa arriti të eliminojë Dinamon edhe pse ndeshjen e parë kishte humbur në shtëpi 1-2. Por pas përfundimit të 90 minutave të dyta, Besa u kualifikua falë fitores befasuese 2-0 në kryeqytet. Me rezultatin e përgjithshëm 3-2, Besa e Vasil Bicit, një ish-trajner i Dinamos, siguroi dhe pjesëmarrjen për herë të 10 në gjysmëfinale. Besa gjendet në një formë të jashtëzakonshme në kampionat dhe tashmë bën pjesë në pesë ekipet me të mira të kampionatit. Me 40 pikë e grumbulluara, 15 më shumë se Shkumbini problematik, formacioni i teknikut Vasil Bici, që e nisi sezonin si drejtues i bankinës të klubit peqinas, synon marrjen e një rezultati pozitiv. DREJT GJYSMËFINALEVE SHKUMBINI Shkumbini për të arritur në gjysmëfinale eliminoi Sopotin e Librazhdit (7-0, 2-2), Flamurtarin (4-1, 1-0) dhe së fundi Turbinën (4-0, 2-1). BESA Besa për të arritur në gjysmëfinale eliminoi Egnatian e Rrogozhinës (1-0, 6-0), Kastriotin( 0-3, 4-0) dhe së fundi Dinamon (1-2, 2-2).