E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova vs. Lika, sfida midis vëllezërve të kuq

Nga Dash Frashëri
Teuta e Partizani do të përballen të mërkurën në "Niko Dovana", në sfid e tyre të parë në gjysmëfinalet e edicionit të 55-të Kupës së Shqipërisë, në një moment thuajse të barabartë. Dy skuadrat ndodhen me pikë të barabarta në kampionat (nga 48), por me një Partizan, që falë kalkulimeve të diferencës në golaverazh ndodhet një vend më sipër, në të tretin. Teuta, e cila merr pjesë për herë 16 në gjysmëfinale, synon finalen e 9 dhe Kupën e 4-t në 44 edicione ku ka marrë pjesë, për të qenë e sigurt në pjesëmarrjen e saj në Europë, edhe pse me parë duhet të kalojë rekordmenin e Shqipërisë, Partizanin, që me 15 trofetë e fituara (i fundit në vitin 2004, në drejtimin e Sulejman Memës), mbetet një lakmues i fuqishëm i Kupës së 16. Trajneri Sulejman Starova (një herë fitues i Kupës si lojtar me Partizanin dhe një herë si trajner), i konsideruar si një nga strategët më të mëdhenj në treg, të mërkurën do të jetë përballë me një nga pasuesit e tij te Partizani, Hasan Likën. Tekniku i të kuqve, në fakt, konsiderohet një nga njohësit më të mirë të Teutës, edhe pse prej ekipit durrsak është larguar prej një sezoni e gjysmë, kur mori në fillim te sezonit mori në dorëzim Besën, prej cë cilës u largua pas vetëm katër javësh drejtim. Pikërisht fakti që në një të kaluar të afërt, Lika ka drejtuar Teutën, përbën edhe ankthin jo të parëndësishëm të Starovës, që humbi dhe në kampionat 2-0 në ballafaqimin e fazës së dytë në kryeqytet (goja të Bakaj dhe Gjylës), ndërkohë që tekniku i bankinës nuk mund të qetësohet, as nga barazimi i fazës së parë në "Niko Dovana", kur Partizani, atëherë nën drejtimin e Bajkos barazoi 0-0. Teuta regjistroi një kualifikim spektakolar në "Qemal Stafa" pas barazimit 2-2, i cili iu shtua asaj fitoreje të cmuar 2-1 në takimin e parë në "Niko Dovana". Kalimi i Partizanit për në gjysmëfinale la një një hije dyshimi për cka paraqiti në "Selman Stërmasi", skuadra e Vllaznisë. Të kuqtë barazuan në një lojë të zbehtë 0-0, pasi kishin barazuar më parë në Shkodër 1-1. DREJT GJYSMËFINALEVE TEUTA Rruga e Teutës për në gjysmëfinale kaloi përmes Gramshit(1-0, 5-1), më pas Apolonisë (0-0, 2-1) për t'u kurorëzuar me Tiranën (2-1, 2-2). PARTIZANI Eliminoi gjatë rrugës së tij deri në gjysmëfinale Gramozin (2-2, 2-1), Lushnjën (1-0, 1-0) dhe në cerekfinale Vllazninë (1-1, 0-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›