E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bidedimet me Serbinë, Rexhepi: Në dialog edhe Clinton e Ashton

Ministri i punëve të Brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se në dialogun e Beogradit me Prishtinën mund të përfshihen edhe Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton.
 

Rexhepi ka thënë se “po flitet se në dialogun e ardhshëm do të ketë edhe nga pozicione më të larta të bashkësisë ndërkombëtare siç janë Sekretarja e Shteti Clinton dhe Catherine Ashton”.
 

Për marrëveshjen që diskutohet të premten, Rexhepi u shpreh se kur “ përfshihet kjo makineri e rëndë, atëherë ajo as që pyet shumë për vullnetin tend, por të imponojnë nga diçka ".
 

"Kështu do të jetë edhe me Serbinë. Ajo duhet të përcaktohet a do të ketë perspektivë evropiane, prandaj do t`i duhet të gëlltisë disa gjëra që nuk i dëshiron. Kështu ka qenë edhe me Kosovën", ka thënë Rexhepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›