Biden i kerkon Papandreut te njohe shtetin e Kosoves
Zevendespresidenti amerikan Jo Biden i ka kerkuar Athines zyrtare te njohe Kosoven. Lajmi behet publik prej burimeve diplomatike greke. Sipas burimeve ceshtja e Kosoves u ngrit gjate nje takimi qe dy lideret paten ne Shtepine e Bardhe mbremjen e se martes. Pala amerikane e ka mbrojtur kerkesen e saj me situaten stabilizuese qe mbizoteron ne rajon mbas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Zevendespresidenti Biden ka inkurajuar Athinen te forcoje pozitat e saj ne rajon pasi sipas tij Greqia i ploteson te gjitha kushtet e nje fuqie rajonale roli i se ciles i ka dhene Ballkanit me shume siguri dhe prosperitet.
Zoti Biden ka perkrahur nismen greke per integrimin e Ballkanit Perendimor deri ne vitin 2014. Per kete - ka theksuar zevendespresidenti - eshte e nevojshme ndihma e te gjithe vendeve te rajonit dhe pa dyshim Uashingtoni perkrah cdo nisme integruese. Zoti Biden ka shprehur mirekuptimin e pales amerikane edhe per nje sere ceshtjesh qe preokupojne Athinen sic eshte zgjidhja e ngercit te emertimit te ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise problemet me Turqine ose problemet e brendshme te Greqise tashme qe vendi po kalon krizen ekonomike me te rende qe prej krijimit te tij. Ne vazhdim Kryeministri grek pritet te takoje homologun e tij shqiptar Sali Berisha me te cilin do te diskutohen ceshtjet dypaleshe situata e krijuar ne Himare integrimi europian i Shqiperise ndihma greke per disa projekte ndertimi dhe ceshtjet rajonale. Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaci paten dje nje takim me emirin e Katarit Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani. Ne nje takim te perzemert udheheqesit shteterore te Kosoves e njoftuan Al Thanin me zhvillimet ne vendin tone me theks te vecante me realitetin e ri te krijuar pas mendimit te qarte te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves njoftoi Departamenti per komunikim me publikun i Presidences se Kosoves. Mendimi i kesaj gjykate dhe rezoluta e miratuar ne AP te OKB-se heqin edhe dilemat e fundit qe ndonje shtet mund te kete pasur rreth njohjes se Republikes se Kosoves tha Sejdiu duke kerkuar qe edhe Katari te ndermarre hapin e njohjes. Emiri Al Thani tha se vendi i tij ka percjelle me shume interes zhvillimet ne Kosove dhe se do ta kumtoje vendimin per njohjen e Republikes se Kosoves ne kohe shume te shkurter.