E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon Te nise urgjent dialogu Serbi-Kosove

Ambasadori amerikan Po presim axhenden nga Brukseli per te levizur

Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon e ka theksuar rendesine e dialogut te Serbise dhe Kosoves mbi shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves ne vitin 2008 njoftuan Kombet e Bashkuara. Gatishmerine e Kombeve te Bashkuara per te kontribuuar ne kete drejtim Ban Ki Moon e ka paraqitur ne takimet me tre udheheqes europiane ne margjinat e samitit mbi synimet e Mileniumit ne Nju Jork shkruan ne komunikaten me titullin Serbia dhe Kosova duhet te perfshihen ne dialog per kontestin te leshuar nga qendra per informim e OKB-se njofton REL.

Ban Ki Moon ka biseduar per Kosoven me Presidentin serb Boris Tadic Presidentin e Sllovenise Danillo Tyrk dhe ministrin e Jashtem te Polonise Radoslav Sikorski thuhet ne komunikaten e OKB-se. Ne lidhje me dialogun Uashingtoni ka bere te ditur se po pret axhenden nga Bashkimi Europian. Kete e ka thene vete ambasadori i SHBA-se ne Prishtine Christopher Dell. Ne intervisten per RTK-ne Dell rezoluten e OKB per Kosoven e ka quajtur faze te re te historise se Kosoves dhe nje faze te re te marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves. Ne realitet shenon skenen e fundit ne dramen dyvjecare qe kur Serbia kishte bere apel ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Vendimi i cili eshte marre me 22 korrik dhe ne mbledhjen e AP te OKB-se kur u miratua rezoluta me aklamacion mendoj qe gjithe perballja me medyshjet per legjitimitetin e Kosoves tani perfundimisht i takon se kaluares. Sipas ambasadorit Dell miratimi i kesaj rezolute shenon de facto njohjen e Kosoves nga vete Serbia dhe Kombet e Bashkuara. Te njohesh dicka apo dike jo domosdoshmerisht nenkupton qe te permenden gjerat ne menyre te qarte prandaj e tille eshte edhe njohja e gjuhes se Rezolutes me tekstin qe ka ne perberje si dhe njohja e perfundimeve te vendimit te GJND-se qe thote se shpallja e pavaresise se Kosoves nga ana e lidershipit te Kosoves eshte legjitime i ka thene Christopher Dell televizionit te Kosoves. Pasi ka pohuar se me te shenohet nje kapitull i ri ne historine e marredhenieve mes dy shteteve fqinje dhe historise se rajonit ai shtoi se gjuha qe permban rezoluta nenkupton edhe nje forme dialogu qe synon permiresimin e kushteve te jeteses. Dhe kjo mendoj une nenkupton edhe formen qe duhet te kete ky dialog respektivisht qe qytetaret ne Serbi dhe ne Kosove te kene mundesine per te permiresuar gjendjen e tyre te kene mundesine qe te diskutojne ceshtje praktike kundruall atyre ekzistuese per statusin apo te ngjashme. I pyetur se a ekziston ndonje plan i pergatitur dhe kur do te filloje ky dialog Dell ka thene se SHBA nuk eshte e perfshire ne pergatitjet per keto bisedime por ne jemi te gatshem te luajme nje rol konstruktiv. Paraprakisht ne duhet te dime cili eshte propozimi i BE-se dhe a po pajtohet Kosova me kete propozim perpara se te japim pelqimin tone per pjesemarrje ne kete proces ne cilindo qofte kapaciteti qe do te perfshihemi. Pra presim te shohim cilat jane propozimet e Brukselit per kete. Nje gje eshte shume e rendesishme qe dikush ose BE-ja ose SHBA-BE duhet te percaktojne kornizen e ketyre bisedimeve temave qe duhet perfshire ne bisedime. Sepse jo te gjitha temat mund te jene apo duhet te jene pjese e bisedimeve dhe nuk mjafton te thuhet qe vetem Kosova nuk do te ulet ne bisedime nese nuk eshte e kenaqur me propozimet e Serbise.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›