Biden letër Vuçiç: Serbia të njohë pavarsinë e Kosovës

Mediat serbe kanë shkruar këtë të diel të alarmuara se Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar homologut të tij në Serbi, Aleksandër Vuçiç, të njohë Kosovën. Në letrën e tij presidenti amerikan, po ashtu ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë. Në fund Biden shkruan se duhet një luftë e përbashkët kundër Covid-19, pasi është një sfidë globale.
“Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike.
Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke.”
Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për urimin për Ditën e shtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, që janë kryesisht protokollare, një mesazh i llojit të tillë u dërgua për herë të parë, në të cilin apostrofohet se zgjidhja e çështjes së Kosovës me njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi. 15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.