E Enjte, 5 Nëntor 2026

Maqedonia e Veriut regjistron 199 raste dhe 8 viktima

Maqedonia e Veriut regjistron 8 viktima dhe 199 raste të reja nga COVID-19. Vendi ballkanik nuk e ka nisur ende procesin e vaksinimit, ndërkohë shifrat i ka të qëndrueshme. Nga ana tjetër numri i të shëruarve është më i lartë, pasi 264 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për virusin korona që trajtohen në spitalet në vend është 594.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›