E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bundesliga: katastrofa Dortmund, Leipzig nuk gabon

Në javën e 20-të të Bundesligës, Dortmund ka pësuar humbjen e tetë në këtë edicion, 2-1 në fushën e Freiburg. Jeong Ëoo-Yeong 49’ dhe  Schmid 52’ shënuan për vendasit. Goli i vetëm për Dortmund u shënua nga Moukoko.

Leipzig ka mbetur në pozita të njëjta në vendin e dytë pas fitores 3-0 në fushën e Schalke. Mukiele në fundin e pjesës së parë zhbllokoi sfidën. Sabitzer 73’ dhe Orban 87’ hipotekuan fitoren e të besuarve të Nagelsmann, që vazhdojnë të qëndrojnë 7 pikë larg vendit të parë.

Wolfsburg fundosi Augsburgun në shtëpi me dy gola, ndërsa Bayer Leverkusen arriti një sukses  5-2 ndaj Stuttgart. Mainz surprizë Union Berlin 1-0.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›