Egjipt: Hesham Talat Mustafa denohet me vdekje
Nje nga biznesmenet me te njohur egjiptian eshte denuar me vdekje pasi u shpall fajtor, per vrasjen e kengetares se njohur libaneze Suzan Tamim korrikun e vitit te kaluar. Ai eshte manjati i ndertimeve Hesham Talat Mustafa , i cili mori denimin me varje.
nga hetimet rezultoi se Mustafa i kishte dhene truprojes se tij Muhsen el- Sukari dy milion dollare per vrasjen e Tamimit ne shtepine e saj ne Dubai, ne Emiratet e Bashkuara Arabe, me 28 korrik te vitit te kaluar. Me viktimen biznesmeni kishte patur edhe nje raport intiim per shume kohe.