Arrestohen 4 terroriste
Kater persona jane arrestuar nga policia e shtetit te Nju Jorkut me akuzen e rende te planifikimit te sulmeve terroriste kunder bazave ushtarake dhe nje sinagoge hebreje. Sipas prokuroreve 4 personat kishin marre arsenal te madh armatimesh, me te cilat synonin vendosjen e eksplozivit ne nje sinagoge por edhe nje sulm me raketa toke ajer te llojit Stinger, kunder avioneve te bazes ushtarake Sjuart . Kapja e tyre erdhi pas nje hetimi te gjate te byrose Federale e cila kishte infiltruar edhe nje person ne grupin qe do u shiste arme 4 personave. Mesohet se ata nuk jane pjese e asnje organizate terroriste dhe sulmin e kishin planifikuar si nje lloj proteste kunder nderhyrjes ushtarake amerikane ne Afganistan, duke qene se ishin dhe emigrante nga ky vend.