E Enjte, 5 Nëntor 2026

Biden telefonon Netanyahun: Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten!

Hamasi ka nisur qindra raketa në Tel Aviv dhe pjesë të tjera të Izraelit më 13 maj, ndërsa Izraeli është zotuar se do të nisë sulme ajrore drejt Gazas, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ulje të tensioneve. Presidenti amerikan Joe Biden ka përkrahur Izraelin, gjatë të parës thirrje telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që kur ka shpërthyer konflikti, duke dënuar sulmet me raketa dhe duke deklaruar “mbështetje të palëkundshme për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën legjitime për ta mbrojtur veten”, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Uashingtoni ka thënë se do të nisë një të dërguar të posaçëm në Lindje të Mesme, me qëllim të uljes së tensioneve në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po ashtu ka folur me presidentin e Autoritetetit palestinez Mahmoud Abbas, një rival i Hamasit në Bregun e pushtuar Perëndimor. “Pritjet e mia dhe shpresa janë që kjo do të mbyllet herët a vonë, mirëpo Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten”, ka thënë Biden pasi ka folur me Netanyahun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›