E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tensionet mes Palestinës dhe Izraelit, sulme të dy anëshme, dëme e viktima në Gaza dhe Lod

Tensionet mes Palestinës dhe Izraelit mbeten në gjendje alarmi, ku palët hera herës sulmojnë njëra-tjetërën. Në qytetin Lod të Izraelit policia është përleshur me banorët e qytetit, i cili ka edhe popullsi palestineze. Ka qënë vetë policia izraelitet që ka publikuar imazhe që tregojnë përleshje midis forcave izraelite të sigurisë dhe banorëve të qytetit të Lodit, të përzier hebre-arab. Ndërsa qeveria e Izraelit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Lod, ku një sinagogë dhe prona të tjera hebreje janë djegur dhe një banor arab u qëllua për vdekje. 
Ndërkohë një sulm ajror izraelit rrëzoi një kullë 14-katëshe Al-Sharouk, e cila ishte pallati ku ishin zyrat e kanalit televiziv Al-Aksa, në qytetin e Gazës. Militantët e Gazës kanë lëshuar më shumë se 1.000 raketa që nga e hëna, sipas ushtrisë së Izraelit, e cila ka kryer qindra sulme ajrore ndaj grupeve islamike në enklavën e Gazës.  Ndërtesa u shmeb nga bomba izraelite, por fatmirësisht në momentin e shembjes së ndërtesës nuk ndodhej asnjë person në godinë. Ushtria izraelite ka bombarduar Gazën pandërprerë, me sulmet ajrore që vazhdojnë herët këtë mëngjes. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, deri më tani kanë humbur jetën 67 persona mes të cilëve 17 fëmijë dhe janë plagosur mbi 4000 të tjerë. Ndërkohë në Izrael kanë humbur jetën 7 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›