Biden udheheq delegacionin amerikan per Inagurimin e papes se ri
Zëvendës presidenti amerikan Xho Bajden një katolik i devotshëm do të udhëheqë delegacionin amerikan në Romë, për ceremoninë e inagurimit të Papës Francesk i parë. Edhe pse nuk është konfirmuar asnjë datë, pritet që ceremonia për Horge Bergolion të mbahet të martën. Në një deklaratë për shtyp Bajden kishtë uruar papën për detyrën e tij dhe ishte shprehur i lumtur që do e takonte atë personalisht në ceremoninë e inagurimit. Bajden ka qenë dhe një lloj këshilltari informal për fenë i presidentit Obama duke u përqendruar në problemet e kishës katolike. Bajden ishte shprehur gajtë fushatës elektorale se ishte kundër abortit dhe këtë qëndrim mbante në jetën e tij personale, por ishte i vetëdijshëm që nuk mund t’ia impononte këtë të tjerëve.