E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Zvicra vendos sanksione shtesë ndaj Rusisë

Zvicra ka zgjeruar sanksionet e saj ndaj Rusisë për të qenë në përputhje me raundin e fundit të sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë për mediat, qeveria e Zvicrës ka bërë të ditur se sanksionet shtesë do të hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Sanksionet kanë si objektiv individë dhe organizata që mbështesin deportimin e fëmijëve ukrainas në Rusi, si dhe zyrtarë rusë, anëtarë të ushtrisë dhe anëtarë të grupit Vagner.

Më 23 qershor, BE vendosi sanksione financiare ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve të tjera.

Pasuritë e këtyre individëve dhe subjekteve në Zvicër do të ngrihen dhe individëve në fjalë do t’u ndalohet hyrja ose kalimi tranzit në Zvicër, transmeton CNN. 

“Pas ndryshimeve të sotme, lista e sanksioneve të Zvicrës në lidhje me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës korrespondon me atë të BE-së”, thuhet në vendimin e qeverisë zvicerane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›