E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Moska konfirmon mbërritjen e të dërguarit të Papës për paqen

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin ka konfirmuar mbërritjen në Moskë të kardinalit Matteo Zuppi, i dërguari i Papës, duke theksuar se Kremlini vlerëson përpjekjet e Vatikanit për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

“Ne vlerësojmë shumë përpjekjet dhe iniciativat e Vatikanit dhe mirëpresim aspiratën e Papës për të kontribuar në përfundimin e konfliktit të armatosur (në Ukrainë),” tha zëdhënësi Dmitry Peskov, transmeton Al Jazeera. 

Ai tha se këshilltari i presidentit rus për punët e jashtme do të zhvillojë bisedime me Zuppi, me kërkesë të Putinit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›