Biderman mposht Felpsin, vendos rekord botërorGjermani vendosi kohën e re 1 minutë e 42 sekonda ne garën e 200 metrave stil i lirë, ndërkohë që koha e mëparshme e mbajtur nga Feps ishte 1.42:96

Paul Biederman në qiellin e shtatë pas triumfit spektakolar në Kampionatin Botëror të notit që po zhvillohet në Romë. “Supermeni” i ri gjerman mposhti para 15 mijë shikuesve vetë Majkëll Felpsin në “duelin e gladiatorëve”, duke fituar garën e 200 metrave stil i lirë duke vendosur njëkohësisht një rekord të ri botëror, i dyti për notarin nga Gjermania. “Kjo është një fitore e madhe. Një ëndërr e shndërruar në realitet”, - tha Biderman menjëherë pas garës së gjigantëve. Mediat gjermane e konsideruan atë si yllin e ri botëror të notit. “Felps pas Lojërave Olimpike të Pekinit nuk është me siguri në top-formë. Nuk është më Majkëlli Felpsi i vjetër” – tha Biderman, që vendosi kohën e re 1 minutë e 42 sekonda, ndërkohë që koha e mëparshme e mbajtur nga Feps ishte 1.42:96. Amerikani, fitues i tetë medaljeve të arta në “Pekin 2008”, tha: “Duhet ta pranoj se Paul ishte më i miri. Ai po kalon një vit shumë të fortë. Unë nuk isha në gjendje. I uroj atij gjithë të mirat”.
E Marte, 28 Korrik 2009