Bie Ban Walid. Luftime per bastionin e fundit te Gadafit

Në Libi, forcat e qeverisë së përkohshme kanë arritur të hyjnë në Bani Ualid, një prej dy bastioneve të fundit të liderit të rrëzuar, Muamar Gedafi. Komandantët ushtarakë të Këshillit të Tranzicionit thanë se ishin ndeshur me një rezistencë të ashpër të besnikëve të Gedafit në këtë qytet që ndodhet rreth 170 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Tripoli.
Ndërkohë, në Sirte, vendlindjen e kolonelit, rezistenca e besnikëve të tij po tejkalon edhe parashikimet më të zymta. Forcat e regjimit të ri kanë javë që sulmojnë qytetin, madje pretendojnë se kanë nën kontroll edhe aeroportin e disa lagje periferike, por ende nuk asnjë shenjë të dorëzimit të Sirtes.
Vendndodhja e Gedafit mbetet e panjohur, edhe pse liderët ushtarakë mendojnë se ai ndodhet në shkretëtirë dhe janë në gjendje ta lokalizojnë atë me pajisjet e duhura. Gjithsesi, të besuarit e kolonelit, përfshirë edhe djemtë e vet, janë duke u pakësuar nga dita në ditë. Televizoni Arrai me qendër në Siri konfirmoi se Khamis, djali i Gedafit dhe një ish-lider ushtarak është vrarë në fund të gushtit, gjatë luftimeve në qytetin Tarhuna.
Ndërsa në Tripoli, buldozerët kanë hyrë në parajsën e dikurshme të kolonelit të rrëzuar nga pushteti, në rezidencën-kala të Bab Al Azizias.
Drejtuesit e rinj të qeverisë së përkohshme thanë se ishte pikërisht koha për të rrëzuar një simbol të tiranisë. Ndërsa korrespondentët e huaj thonë se kopshti ku dikur Gedafi mbante fjalimet e tij krenare, tashmë është shndërruar në një treg të përjavshëm kafshësh.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 tetor 2011 )