E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi kryengritesit hyjne ne Bani Valid

Kryengritësit libianë  kanë hyrë në Bani Valid,  një ndër qytetet e fundit që i reziston qeverisjes së re të Këshillit së Tranzicionit Kombëtar në Libi. AFP-ja e ka cituar një komandant të tyre  që është shprehur se trupat e tij kishin hasur “në rezistencë të fuqishme” në Bani Valid, që është 170 kilometra në juglindje të kryeqytetit Tripoli. 

Raportohet se gjendje  amullie  mbizotëron ende në qytetin Sirte, që është vendlindja e Muamer Gadafit. Një komandanti i Këshillit Tranzicional Kombëtar tha se snajperët besnikë  ndaj Gadafit e kishin ngadalësuar avancimin e tyre në këtë qytet, por sot trupat e aleancës kanë vazhduar bombardimin e qytetit ndërsa  janë raportuar dhe  luftime të ashpra.  

Ndërkohë  sekretari i  jashtëm britanik Uilliam Hague  është më i fundit në rradhën e gjatë të diplomatëve që viziton Libinë. Ai rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Tripolin në një ceremoni zyrtare  ndërsa  theksoi edhe një herë se  Britania do të vazhdojë kontributin e saj për sigurinë dhe rimëkëmbjen e Libisë.  

Ndërkohë që mbetet ende mister  vendndodhja e Gadafit e forcat e këshillit tranzitor  konfirmojnë  arrestimin e Motasim Gadafit,  Stacioni televiziv Arrai, me seli në Siri, që e mbështet Muamer Gadafin, ka konfirmuar sot se djali më i ri i liderit të përmbysur, Khamis, është vrarë gjatë luftimeve në pjesën jugore të kryeqytetit Tripoli. Ky rrjet televiziv njoftoi se Khamisi dhe Mohamed Abdullah al-Senousi, shefi i inteligjencës së Gadafit, ishin vrarë gjatë luftimeve më 29 gusht nga forcat  e kryengritësve. Në momentin e atentatit ndaj tij  Khamisi ishte në komandën e një njësie ushtarake  

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›