Jo Higuain, por Tevez!

Carlos Tevez do të jetë goditja e parë e Juventusit. Sipas mediave italiane Juventusi është shumë afër marrëveshjes me sulmuesin argjentinas. Tevez thuhet se është pajtuar me skuadrën torineze.
E tëra që ka mbetur është përfundimi i marrëveshjes me Cityn punë e cila thuhet që do të kryhet nesër. Me transferimin e Tevez, Juventus thuhet se do të heqë dorë nga blerja e Gonzalo Higuain./Indeksonline./