E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie Ivankoviç, në garë Kuzhe e BareziKroati Josip Kuzhe, ish-trajneri i Ruandës në Afrikë, mund të jetë edhe favoriti kryesor për të pasuar në bankinën kuqezi holandezin Ari Han. Franko Barezi është i gatshëm të marrë drejtimin e Shqipërisë. La

Kroati Branko Ivankoviç i konsideruar si kandidati potencial për të drejtuar Kombëtaren shqiptare të Futbollit, refuzoi zyrtarisht ofertën financiare (300 mijë euro) të propozuar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. 55-vjeçari ka pranuar se braktisi si stolin e Shqipërisë ashtu dhe të Maqedonisë, pasi ka në dorë një super-ofertë nga klubi arab Al Vasl Sport Klub.

“KUMARXHIU” KUZHE
Kroati Josip Kuzhe, ish-trajneri i Ruandës në Afrikë, mund të jetë edhe favoriti kryesor për të pasuar në bankinën kuqezi holandezin Ari Han, të shkarkuar pas rezultateve të varfra në shtatë ndeshjet e para të eliminatoreve të Kampionatit Botëror (7 ndeshje, 6 pikë). 56-vjeçari Kuzhe është rekomanduar nga ish-trajneri i Kombëtares, Oto Bariç. Kuzhe njihet me nofkën “kumarxhiu”, për shkak të pasionit të tij të dikurshëm për bixhozin.

PISTA ITALIANE
Lajmi i bujshëm vjen nga Italia. Sipas “Sportit Shqiptar”, Franko Barezi është i gatshëm të marrë drejtimin e Shqipërisë. Lajmin e konfirmon menaxheri i agjencisë “Mediastar”, Salvatore Trunfio. Ish-kapiteni legjendar i Milanit nuk ka drejtuar kurrë një skuadër të vërtetë futbolli. Aktualisht është trajneri i të rinjve të Milanit. Emra të tjerë kandidatësh nga pista italiane janë Luixhi Simoni, Albertino Bigon, Xhanfranko Beloto dhe Xhani Delakaza.

TË TJERËT
Bosi i futbollit shqiptar, Armand Duka, njeriu që gëzon edhe me statutin e FSHF-së të drjtën ekskluzive për rekomandimin dhe emërimin e trajnerit të Kombëtares, ka biseduar gjatë periudhës post-Han me shumë trajnerë të huaj. Disa nga emrat e përmendur nga media janë Herbert Prohaska, Zllatko Kranjçar e Kurt Jara.

E Marte, 05 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›