Lorik Cana adhuron “armikun” LionKapiteni i Marsejes: “Në fushën e lojës unë jam kundërshtari i tyre i parë dhe i pari që do të dëshironte t’i mundte ata. Në të njëjtën kohë, unë kam një respekt të madh për këtë klub"

Të adhurosh armikun. Të tregosh një respekt të pakufishëm për të. Madje publikisht. Kjo po ndodh me Lorik Canën. Kapiteni i Marsejës admiron hapur Olimpikun tjetër. Lionin.
Kur kanë mbetur katër ndeshje nga përfundimi i kampionatit francez, Lioni (ende kampion në fuqi), duket se do të humbasë titullin e “mbretit” të Francës.
Sipas faqes franceze, ruc.fr, kapiteni shqiptar i Marsejës, nuk e fsheh aspak admirimin e tij për 7-herë kampionët e Francës, Lioni, edhe pse ka dëshirë, që ai të shpallet kampion, pikërisht në fushën e tyre.
“Në fushën e lojës unë jam kundërshtari i tyre i parë dhe i pari që do të dëshironte t’i mundte ata. Në të njëjtën kohë, unë kam një respekt të madh për këtë klub. Ata nuk i kanë vjedhur shtatë titujt e tyre dhe askush nuk u falur asgjë. Shtatë tituj në vazhdimësi është diçka historike në një kampionat të madh europian. Tani, është e qartë që unë kam dëshirë të shoh dikë tjetër që të bëhet kampion”, - thotë Cana.
Olimpiku i Marsejës dhe Bordo bashkëkryesojnë kampionatin francez me nga 68 pikë, shtatë pikë më shumë se Lioni (61).
E Hene, 04 Maj 2009