Bie KQZ-ja, Jani Jani deklaron ngrirjen e veprimtarisë
Edhe një anëtar i tretë nuk do jetë më në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Jani Jani, i propozuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në këtë komision, ka deklaruar se ngrin veprimtarinë e tij.
Në këtë mënyrë Jani është solidarizuar me kolegët e tjerë të opozitës, që dhanë dorëheqjen nga ky institucion. Ai nuk do të marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Mazhoranca ka cenuar haptazi veprimtarinë e KQZ-së, është shprehur Jani Jani.
Në këtë mënyrë në KQZ do të mungojnë tre anëtarë, duke lënë të gjithë institucionin në dorë të mazhorancës.
Dy ditë më parë dha dorëheqje nënkryetari i KQZ, Denar Biba dhe dje u largua edhe Albana Shtylla, të dy të propozuar nga Partia Socialiste./ep
