E Diel, 1 Nëntor 2026

Volfarth: Kjo KQZ mund të funksionojë edhe kështu. Është si të ketë dalë një lojtar nga fusha

volfAmbasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugent Volfarth, duke komentuar dorëheqjen e dy anëtarëve të PS-së në KQZ, ka thënë se kjo e fundit mund të funksionojë edhe kështu, megjithse do të ishte mirë që ajo të ishte e plotë. Sipas Volfarth, është njësoj sikur një ekip futbolli të mbetet pa një apo pa dy lojtarë. Në këtë rast, sipas tij, ndeshja duhet të vazhdojë.

Mbetet ende një punë e madhe për tu bërë. KQZ sigurisht mund të operojë edhe me 5 anëtarë, por do të ishte e preferueshme që të funksionojë me 7 anëtarë. Një KQZ e plotë me anëtarë, që do të punonin në mënyrë të shëndoshë profesionale dhe jo politike.

Të përgatisësh zgjedhjet do të thotë të punosh në ekip. Më lejoni të marr një shembull, një krahasim me futbollin. Nëse një skuadër humbet një lojtar, loja vazhdon, por e gjithë barra e madhe u mbetet të gjithë lojtarëve që mbeten, ndaj do të inkurajoja palët që të vazhdojnë me zëvendësimin brenda afatit, tha Volfarth.

Ai ka thënë se për momentin nuk është e rëndësishme të diskutohet se kush e ka fajin për këtë situatë, por duhet që të gjithë të japin një kontribut pozitiv. Deklaratat e Volfarth u bënë gjatë një vizite tek fëmijët e verbër./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›