E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie Timoshenko, vjen Turçinov

Kiev, 3 mars, NOA - Kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko ka dhënë dorëheqjen duke ia lënë detyrën zëvendëskryeministrit të parë, Oleksander Turçinov. Në këtë mënyrë, në Ukrainë duket se përfundoi një herë e mirë Era e Revolucionit Portokalli, duke sjellë sërish në fuqi presidentin Janukoviç dhe largimin e mbështetësve të revolucionarit Jushçenko.

Thuhet se Timoshenko e dha dorëheqjen pasi parlamenti i Ukrainës ka votuar për mosbesim ndaj qeverisë së drejtuar prej saj.

Rezultatet e votimit i shpalli kryetari i Kuvendit, Volodimir Lytvyn i cili tha: Për mocionin 243 vota. Mocioni ka kaluar.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›