E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Ukrainës ngatërron Kosovën me Malin e Zi

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukovic, ndërsa po intervistohej nga kanali Euroneës, ngatërroi Kosovën me Malin e Zi dhe Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut. Ai është vënë në siklet nga gabimi gjeografik që ka bërë gjatë qëndrimit të tij në Bruksel. Ndërsa po merrej në intervistë nga kanali Euroneës, Janukoviç ngatërroi Kosovën me Malin e Zi dhe Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Ukraina do të njohë pavarësinë e Osetisë

së Jugut dhe Abkhazisë, Janukoviç u shpreh se ishte kundër standardeve të dyfishta. Unë e kam thënë se jam kundër standardeve të dyfishta, nënkuptoja Serbinë kur thashë këtë. Ose të jem më i saktë, njohja e pavarësisë së Malit të Zi..... Njohja e pavarësisë së Kosovës, është shprehur ai. Janukoviç kishte korrigjuar veten, për këtë gabim gjeografik, vetëm pasi i kishte thënë sekretari i tij për media. Më pas, gjatë intervistës, Janukoviç, ka ngatërruar Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut . Edhe atëherë ishte e qartë se konflikti mbi territorin e konfliktit të pezulluar vetëm do të rëndojë situatën. Dhe, shembulli i mirë është Osetia e Veriut, tha Janukoviç, duke ngatërruar Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut. Më tej ai shtoi se njohja e pavarësisë nuk është në agjendën e tij. Pas intervistës, grupi mbështetës i Janukoviç, i kërkoi gazetarëve të korrigjojnë gabimin në intervistë. Por, ky nuk është gabimi i parë. Para zgjedhjeve presidenciale, Janukoviç, u bë shumë popullor me gabimin e tij, duke e quajtur shkrimtarin e madh rus Anton Çehov një poet të madh ukrainas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›