E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie autobusi i Tiranë-Athinë, 8 të plagosur

 

GREQI- Një autobus i linjës Tiranë-Athinë pësoi aksident automobilistik në afërsi të qytetit grek Arta. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:15 të premten në mëngjes, kur mjeti i transportit ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbys. Burimet nga policia greke konfirmojnë se fillimisht tetë pasagjerë të autobusit, të gjithë shqiptarë, u desh të shtroheshin në spitalin e qytetit Arta për të marrë ndihmën e parë mjekësore, si pasojë e dëmtimeve që pësuan në aksident. Më vonë pesë nga të plagosurit lanë spitalin, ndërsa tre prej tyre mbahen nën kontrollin e mjekëve, pasi kanë dëmtime të rënda, por pa rrezik për jetën. Sipas hetimeve të policisë, në momentin kur ndodhi aksidenti, në autobus ndodheshin gjithsej 38 persona, shumica të nisur nga Tirana në drejtim të Athinës. Disa nga pasagjerët pësuan plagë të lehta dhe dëmtime si pasojë e tronditjes së mjetit gjatë aksidentit. Pasagjerët që pësuan dëmtime serioze u dërguan në spital, ndërsa i shoqëruar nga policia, autobusi vazhdoi udhëtimin drejt Athinës me pasagjerët e tjerë që i shpëtuan aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›