Bie cmimi importohen cdo dite 100 makina pa dogane

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur ligji për taksat e makinave të përdorura hyri në fuqi.
Mësohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave se mesatarisht në ditë futen 100 mjete transporti pa paguar taksën e importit. Dogana e Durrësit regjistron numrin më të madh të mjeteve të importuara, ku ndonjëherë makinat arrijnë edhe në 130 në ditë.
Të dhënat paraprake tregojnë se kemi gati një dyfishim të importit të mjeteve të transportit, të cilat po futen në treg pa taksën e importit, duke paguar vetëm TVSH. Nga një vëzhgim i kryer nga gazeta “Shqip” rezulton se aktualisht automjetet po shiten 1500-200 euro më lirë, efekt ky i heqjes së taksës së importit.
“Kjo vlerë e reduktuar zinte një peshë deri në 30 për qind te çmimi i makinës”, tregon Avniu, tregtar makinash në Durrës. Ai bën me shenjë te një mjet, i cili e shiste për 3500 euro, kur më parë, i njëjti tip kushtonte rreth 5000 mijë euro.
Shqetësim për autoritetet mbetet tregu i mjeteve dhe rreziku i kthimit të Shqipërisë në varreza të makinave të vjetra. Për këtë shkak janë vendosur edhe normat e përdorimit, ku sa më i vjetër të jetë mjeti, aq më shumë taksa do paguash te kolaudimi.
Administrata doganore arkëtoi rreth 3 miliardë lekë gjatë vitit 2010 nga importimi i makinave të përdorura. Duke qenë se mbi 70 për qind e makinave që qarkullojnë në Shqipëri janë më shumë se dhjetë vjet të vjetra, mund të thuhet se të 400 mijë makinat aktualisht në qarkullim do të duhet të paguajnë mesatarisht 10-15 mijë lekë në vit, për një total prej 4-6 miliardë lekësh.
Në krahasim me sistemin paraardhës, barra fiskale për shqiptarët që mbajnë një makinë është gati dy herë më e lartë.
“Taksa e importit zinte një peshë deri në 30 për qind te çmimi final i makinës”, thotë një tregtar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia “Tenderi 700 mijë USD, Ministria e Brendshme favorizoi një kompani”
Tenderët për karburantet që merr administrata shtetërore janë kthyer disa herë në objekt debatesh dhe hetimi nga institucionet kompetente, për shkak të specifikës që paraqet produkti, sidomos për normën e fitimit. Ekonomia shqiptare, e përqendruar në Tiranë
Ka dy Shqipëri! Njëra ka ekonomi afërsisht dy herë më të pasur se sa pjesa tjetër e vendit. Tjetra është e varfër. Prodhimi shqiptar, me kosto të lartë
Sikur të mos mjaftojë rritja e taksave dhe kriza e likuiditeteve, biznesi në vendin tonë po operon me kushte të vështira.
Shefja e BB-së, në Tiranë për inspektim
Për të dytën herë, brenda një harku të shkurtër kohor, drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore, Jane Armitage, është duke vizituar Shqipërinë.
Lagarde: Aksion guximtar për ekonominë
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka bërë thirrje për një “aksion guximtar” për ringjalljen e ekonomisë, në prag të takimit të grupimit G7.
Lajmet kryesore
Fillon shkolla, rëndohet trafiku
Tiranë, janë bllokuar disa akse
Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla
“Statusi? Përgjegjëse qeveria”
Vlorë, Topi në familjen Konomi