E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron per fillimin e vitit te ri shkollor


Kryeministri Sali Berisha vizitoi shkollën "Hoteleri-Turizëm" me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Kryeministri Berisha uroi nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit 2011-2012.

“Sot fillon gara më e rëndësishme, ajo e dijes. Uroj që viti i ri shkollor të jetë plot arritje e suksese”, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Përsa i përket arsimit professional, kryeministri u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka që të rritet frekuentimi i shkollave profesionale.

“Do të bëjmë gjithçka që raporti i frekuentimit të shkollave profesinale dhe atyre të përgjithshme të jetë 50-50”, deklaroi Berisha.

Presidenti Topi në shkollën "Petro Nini Luarasi"

Presidenti i Republikës, Bamir Topi u uroi sot një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2011-2012, të gjithë nxënësve e mësuesve shqiptarë në mbarë vendin.

I shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit, Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë zhvilluan mëngjesin e sotëm një vizitë në Shkollën e Mesme të Përgjithshme të kryeqytetit “Petro Nini Luarasi”.

"Unë dëshiroj që në këtë ditë të shënuar, të uroj një vit të ri shkollor të mbarë për të gjithë nxënësit shqiptarë, kudo ata shkollohen, në qytete, apo në fshatra dhe jam i bindur që kjo ditë, sikurse dihet, mbart me vete jo vetëm emocionet, jo vetëm ankthin që natyrshëm të ofron sfida e arsimimit, por mbi të gjitha mbart me vete entuziazmin për të rifilluar, entuziazmin për të rifilluar një cikël arsimimi më cilësor, entuziazmin për të qenë konkurues në jetë, por mbi të gjitha entuziazmin për të qenë fitues", tha Topi.

Presidenti uroi gjithashtu për një vit të ri shkollor të mbarë, me shëndet, me kurajë, me entuziazëm.

Fillon shkolla, rëndohet trafiku

Fillimi i vitit të ri shkollor shoqërohet me trafik të rënduar në Tiranë.

Pavarësisht pranisë së madhe të Policisë Rrugore, disa akse janë bllokuar.

Rruga pranë Pallatit me Shigjeta dhe rrethrrotullimi i Doganës janë zonat me traikun më të rënduar. Gjithashtu, gjendja e trafikut paraqitet e rënduar në rrugën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe në Laprakë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla
Bashkia e Tiranës ka celur projektin për pajisjen e 47 shkollave me kangjella dhe  vendosjen e tabelave në rrugë për cëshjte të sigurisë së nxënësve. Vrasja e gjyqtarit, reagon Kushtetuesja
Gjykata Kushtetuese ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Tiranë, 800 familje pa ujë
Rreth 800 familje të cilat kanë zgjdhur të banojnë në pallatet e reja në zonen e ish-Fabrikes se Qelqit në periferi të Tiranës, prej nje jave nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
“Krimi po ngre dorë ndaj shtetit”
Anëtarët e Gjykatës së Lartë në vend kanë lëshuar një deklaratë të fortë pas atentatit me bombë që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi. (UPDATE) Në prag të pensionit
Deklarata e disa ditëve më parë e kryeministrit Sali Berisha për mundësinë rritjes e moshës për daljen në pension eshte kthyer ne temën e dites per opinion publik i cili do te preket drejtpersdrejti nga nje vendim i mundshem i qeverise.

Lajmet kryesore

Bashkia e Tiranës, siguri në shkolla
Projekti për vendosjen e sinjalistikës në Tiranë
“Statusi? Përgjegjëse qeveria”
Vlorë, Topi në familjen Konomi
Bie çmimi, importohen çdo ditë 100 makina pa doganë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›