E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bie ndjeshëm vlera e aksioneve të bankave në botë

Vlera e aksioneve të bankave në Azi dhe Europë kanë rënë ndjeshëm, pavarësisht se presidenti amerikan Xho Bajden garantoi se sistemi financiar i Amerikës ishte i sigurt pas falimentimit të dy bankave huadhënse të mëdha të vendit të tij. 

Rënia e aksioneve vjen pasi autoritetet amerikane ndërmorën hapa për të ruajtur depozitat e klientëve kur Silicon Valley Bank me seli në SHBA dhe Banka Signature u mbyllën. Zoti Biden gjithashtu premtoi se do të bëhej ç’ishte e nevojshme për të mbrojtur sistemin bankar. 

Por mes investitorëve është përhapur frika se banka të tjera mund të goditen nga falimenti. 

Të mërkurën, indeksi japonez i aksioneve bankare Topix ra me më shumë se 7 përqind, duke shënuar kështu ditën më të keqe në më shumë se tre vite. Aksione të grupi financiar Mitsubishi UFJ Financial Group, huadhënësi më i madh i vendit, ranë me 8.1 përqind në tregun aziatik.  

Të hënën, aksionet e Santadner të Spanjës dhe Commerzbank të Gjermanisë ranë me më shumë se 10 përqind.  

Një numër bankash më të vogla amerikane kanë pësuar humbje më të rënda se homologet e tyre europiane, pavarësisht se klientët e tyre u siguruan se këta huadhënës kishin mjaftueshëm likuidetet për të mbrojtur veten nga tronditjet e tregjeve. 

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›