Bie në dashuri me qenin, por e tradhton me qenushet
Një zviceran, që deklaroi se kishte rënë në dashuri me qenin e tij, me të cilin flinte rregullisht dhe bënte seanca seksi, nuk u dënua nga gjykata, e cila vendosi se ai do i nënshtrohej një trajtimi psikiatrik.
Një gjykatë në Liestal të Zvicrës, dëgjoi se 25 vjeçari kishte thyer ligjet duke pranuar se kishte bërë seks me qenin e tij Appenzeller, të quajtur Blesli, që prej vitit 2008.
Ai madje kishte veshur qaforen e qenit në gjykatë, si një shenjë që tregonte afrimitetin e tij me qenin, të cilin e quajti partneri i jetës sime. Atij i përgatiste momente romantike me qirinj e çokollata përpara se të nisnin aktet. Megjithatë, edhe ky dashnor qensh nuk ishte besnik- ai ka pranuar në gjykatë se e ka tradhtuar qenin me dy qenë të tjerë ndërkohë.
Prokuroria kishte kërkuar 20 muaj burg, por gjykata e kurseu duke kërkuar trajtim psikiatrik.
Një sondazh i realizuar vitin e shkuar zbuloi se 275 mijë njerëz në Zvicër kanë pasur marrëdhënie seksuale më kafshët.
*Marrë me shkurtime nga Daily Mail