E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi bën si njeri i thjeshtë, por ikën pa paguar

Share

Nikola Sarkozi, në një përpjekje për tu dukur si një njeri popullor, bleu pije për miqtë e tij në një lokal rural, por u largua pa paguar.

Skena turpëruese u zhvillua në fshatin Villetelle, ndërsa Sarkozi po bën fushatë.

Kur hyri në lokal, Sarkozi tha: Tani është radha ime dhe porositi gjashtë kafe, që kushtojnë në total 6.6 euro.

Më pas ai u tha njerëzve të tij se nuk ka gjë më të bukur se të pish një kafe me miqtë.

Është vend i bukur, duam të zhvendosemi këtu, i tha më pas pronarit të kafenesë.

Pasi foli se sa shumë e kishte lehtësuar jetën e banorëve në zonat rurale duke ulur TVSH-në, Sarkozi u largua… pa paguar.

Kjo tregon se Sarkozi është krejt e kundërta e një njeriu të thjeshtë, njërit prej nesh, tha një banor vendas.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›