Bie në kontakt me korentin, vdes 43- vjeçari
Një 43- vjeçar ka humbur jetën pas kontaktit me korentin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, kur Petrit Gjoni, ka gjetur vdekjen, pasi mjet, tip Fadromë me të cilën po punonte, ka rënë në kontakt me korentin.
Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.