E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dhe Topalli presin ministren e Jashtme indiane

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ministren e Shtetit te Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Prinet Kaur. Kryeministri Berisha vlerësoi këtë vizitë si një ngjarje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve, që do të sjellë një inkurajim të ri, të madh, për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ministrja Preenet Kaur i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet më të mëdha, për arritjet e rëndësishme në të gjitha reformat e gjithanshme që qeveria shqiptare ka kryer gjatë kësaj periudhe. Në takim, u rikonfirmua vendosmëria dhe angazhimi i të dy qeverive për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti në shkëmbimet ekonomike-tregtare, thithjen e investitorëve të rëndësishëm indianë për të investuar në Shqipëri, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe high tech, në fushën e turizmit, prodhimit të energjisë hidrike e të rinovueshme, në sektorin mineral, etj. Gjatë bisedës, u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi shumë i mirë midis të dy vendeve në arenën ndërkombëtare. Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar Indisë mike, si një vend i madh demokratik, për të konsideruar me seriozitet dosjen e Kosovës, duke theksuar se njohja e plotë e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, nga të gjitha vendet e lira, i shërben konsolidimit të mëtejshëm të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.
Po gjate të hënës edhe kryetarja e Kuvendit priti në një takim të veçantë ministren e Shtetit të Indisë, Prenit Kaur dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Kryetarja Jozefina Topalli e konsideroi vizitën e ministres së Shtetit të Indisë si shumë të rëndësishme për perspektivën e marëdhënieve midis dy vendeve tona. Zonja Preneet Kaur, tha se Kryetarja e Parlamentit të Indisë i ka dhënë rëndësi të veçantë bashkëpunimit me Kuvendine Shqipërisë dhe njoftoi se është krijuar Grup parlamentar i Miqësisë Indi -Shqipëri. Ministria indiane e Shtetit u shpreh se, Shqipëria, është një rast i veçantë që, në 20 vjet liri ka bërë transformie të jashtëzakonshme. “Është një vend që bën përpjekje të admirueshme për perspektivën e tij evropiane”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›