E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Shqipëria të tregojë se e meriton BE-në

Shqipëria duhet të tregojë se e meriton Bashkimin Europian prandaj duhet të bëjë progress bindës. Kështu është shprehur Ambasador i BE-së në Tiranë Ettore Sequi në takimin e katërt të Komitetit Drejtues të EURALIUS III “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë shqiptare”.
Ambasadori Sequi theksoi më tej se reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për integrimin e vendit ndërsa ka shtuar se duhet reformë edhe në Gjykatën e Lartë.

Nga ana e tij ministri i drejtësisë Eduard Halimi theksoi se reforma në drejtësis është prioritet absolut për qeverinë shqiptare. "Reforma është një perioritet absolute për ministrinë e drejtësisë dhe qeverisë shqiptare pasi shërben për ndërtimin e shtetit ligjor, pavarësisë së gjyqësorit, rritjes së transparences etj. Projekti EURALIUS është duke u zbatuar në momentin kyç kur Shqipërinë pasi vendi ynë pret të marrë statusitn e vendit kandidat” shtoi Halimi.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›