E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet ne liqenin e Viroit 66-vjecarja

Gjirokaster- Nje e moshuar nga Gjirokastra dyshohet se eshte flijuar ne kushtet e gjendjes se renduar psikologjike ne ujerat e liqenit artificial te Viroit, 3 km ne hyrje te qytetit. Sipas burimeve zyrtare te policise, trupi i pajete i Zaho Zeres eshte nxjerre nga ujerat e liqenit mesditen e djeshme. "Rreth ores 11:30, nepermjet nje telefonate te mberritur ne sallen operative, u sinjalizuam se ne liqenin e Viroit ishte mbytur nje e moshuar", tha nje zyrtar per gazeten "KJ". Ne vendngjarje kane shkuar efektiva te policise dhe grupi hetimor dhe gjate keqyrjes se kufomes nuk u konstatuan shenja dhune ne trup. Deshmitare okulare i pohuan policise se rreth ores 11:00 kane pare te moshuaren qe ecte e vetme anash bregut te liqenit dhe eshte hedhur ne uje. "Duke pare kete skene une nxitova te shpetoja, duke e nxjerre ne breg, por rrjedha e furishme e ujit e mori trupin me vete", i ka pohuar policise Sokol S. Grupi hetimor ka zbuluar se e moshuara vuante prej kohesh nga nje semundje mendore.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›