E Shtunë, 31 Tetor 2026

13 të dyshuar me gripin e derrave

Mbërrin në 13 numri i personave të dyshuar me grip derrash në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik, raporton se së fundmi janë 13 mostra të dërguara për konfirmim në laboratorin e Rumanisë, e që laboratori i ynë i ka konfirmuar si grip të tipit A. Së bashku me 8 rastet e konfirmuar me A/H1N1, mbërrin në 21 numri potencial i personave të prekur nga ky virus.
Janë me dhjtetra mostra të marra deri më tani për analizim pranë ISHP. Sipas epidemologut, Dritan Ulqinaku çdo ditë vijnë 5-10 mostra të marra nga pacientë të cilët kanë simptoma klinike ose epidemiologjike të gripit të derrave.
Ulqinaku bën të ditur se të premten, pritet të mbërrijë përgjigjia e analizave nga laboratori i Rumanisë për 13 rastet e dyshuara me H1N1.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›