E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga kati 40, shpëton me thyerjen e këmbëve

New York, 1 shtator – Një i ri nga New Yorku i ka mbijetuar rënies nga kati 40, pasi ra mbi një veturë të pakuar.

Dëshmitarët dhe policia thanë se 22-vjeçari Thomas Mcgill, ka rënë dje nga kati i 40-të i një rrokaqielli mbi një veturë dhe ka thyer të dyja këmbët, ndërsa ende ka jetën në rrezik.

Policia po zhvillon hetime për shkaqet e hedhjes së njeriut nga kulla.

Ky nuk është njujorkezi i parë që i mbijeton rënies nga një lartësi e tillë. Në dhjetor 2007, pastruesi i xhamave, Alsides Moreno, ra nga çatia e ndërtesës 47 katëshe. Mjekët thanë si mund të ecë përsëri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›