Serbët pranojnë se FBK-ja është pranë hyrjes në FIBA

Prishtinë, 1 shtator - Kryetari i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Dragan Kapiçiq, ka pranuar se gjasat që FBK-ja të pranohet në FIBA janë rritur dukshëm. Njeriu i parë i basketbollit serb frikësohet se Federata e Basketbollit të Kosovës mund të pranohet në Federatën Ndërkombëtare në kongresin e FIBA-s, që do të mbahet më pesë e gjashtë shtator në Turqi.
"Ka disa paralajmërime që Kosova mund të paraqesë pyetjen e pranimit, që për shkak të disa vendimeve politike ka shans të ndodhë. Federata e Kosovës zakonisht dërgon një letër të përpiluar mirë, në të cilën flitet për sport e humanizëm, pa u përmendur pozicioni politik. Megjithatë, është e qartë se bëhet fjalë për lojë sportivo-politike", ka thënë Kapiçiq, shkruajnë të martën mediumet serbe.
Sipas Kapiçiqit, "mbrojtja" e Serbisë në Kongresin e FIBA-s komplikohet për shkak të numrit të madh të delegatëve. Në kongresin e shtëpisë botërore të basketbollit të drejtë vote kanë 213 federata nacionale.
"Me shumicë të votave do të mund të kalonte pranimi i Kosovës në FIBA. është e vërtetë se në Kongresin e FIBA-s rriten shanset që pranimi të ndodhë, por ne jemi të gatshëm që të reagojmë ashpër. Nëse paraqitet propozimi, do të mbështetemi në të drejtën ndërkombëtare, pasi Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar", ka theksuar Kapiçiq. Ai ka thënë se as e drejta ndërkombëtare nuk është garanci që Kosova nuk do të pranohet në FIBA.
"Ka ndodhur që të pranohen disa vende që nuk janë anëtare të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, por nuk besoj që kjo do të ndodhë këtë herë. Do të jemi të vëmendshëm dhe të vendosur që të mos lejojmë të ndodh precedent që kalon rrethin sportiv. Natyrisht, situata ndryshon nga dita në ditë", ka shtuar njeriu i parë i basketbollit serb.
Ndërkohë, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, nuk pret që pranimi në FIBA të ndodhë në kongresin e Stambollit. Belegu ka thënë se në tre muajt e ardhshëm do të ketë zhvillime interesante sa i përket ndërkombëtarizimit të basketbollit kosovar.
"Nuk presim që në Kongres të ketë ndonjë lëvizje sa i përket pranimit të FBK-së në FIBA. Ne para tre muajsh kemi kërkuar që kërkesa e FBK-së për pranim të futet në rend të ditës. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Nuk dëshirojmë që kërkesa jonë të propozohet nga ndonjë federatë tjetër, sepse nëse refuzohet nga kongresi i lidhen duart edhe Bordit të FIBA-s. Në kongres do të votohet Bordi i ri i FIBA-s që është shumë më pozitiv se Bordi i kaluar. Në Bord nuk do të ketë përfaqësues të Rusisë dhe Greqisë", ka thënë Belegu. Ai ka bërë të ditur që pranimi i FBK-së mund të ndodhë në dhjetor.
"Bordi i ri i FIBA-s mbledhjen e parë e mban në dhjetor. Ne e kemi paralajmëruar sekretarin e përgjithshëm se në mbledhjen e parë, Bordi do të ketë në tavolinë kërkesën e FBK-së për pranim. Bordi është organi i autorizuar për pranimin e Federatave të reja. Jemi duke punuar edhe me Bordin e FIBA Evropës dhe presim që në tre muajt e ardhshëm të ketë zhvillime interesante", ka shtuar Belegu.
Kryetari i FBK-së në fundjavë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së botërorit "Turqia 2010". Gjatë qëndrimit në Stamboll, Belegu u takua me drejtues të FIBA-s. Gjatë kongresit të FIBA-s në Turqi do të qëndrojë një delegacion pesanëtarësh i FBK-së.