Bie nga kati i V-të, tentoi ‘i shpëtojë aksionit policor
Policia e Tiranës bëri të ditur sot se një i ri është plagosur rëndë gjatë një aksioni policor. Policia tentoi ndalimin e dy të rinjve që dyshoheshin se ishin autorë të shpërthimit në një lokal në kryeqytet. Por, ata nuk iu binden policise
TIRANE-Një shpërthim në një lokal ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit duke u vënë në gjurmët e autorëve të mundshëm. Gjatë operacionit të policisë një prej autorëve të mundshëm të shpërthimit është plagosur rëndë duke rënë nga kati i pestë i një pallati.
Policia e Tiranës bëri të ditur sot në një njoftim për shtyp se rreth orës 00.50, shërbimet e komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë kanë marrë informacion se në rrugën “Emin Duraku”në Tiranë, ndodhi një shpërthim në ambjentet e një lokali.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat policore të cila konstatuan se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm disa dëme materiale. Puna më pas vazhdoi për saktësimin e lëndës plasëse të përdorur dhe identifikimin e autorëve të mundshëm të vënies së lëndës plasëse në lokal, të cilët dyshoheshin se ishin larguar me një motorr.
Për ngjarjen në fjalë u vunë në dijeni menjëherë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë territorin e Qarkut Tiranë.
“Pak pas mesnate, rreth orës 00.01’, një Patrullë e Përgjithshme e vendosur në Pikë – Kontrolli në rrugën “Ali Demi”, ka konstatuar një motorr që lëvizte me shpejtësi në këtë aks dhe i ka dhënë shenjë ndalimi.
Personat që ndodheshin në motorr, nuk janë bindur shenjës së Policisë duke ju shmangur Pikës së Kontrollit. Patrulla e Përgjithshme është vënë në ndjekje të personave që ndodheshin në motorr, të cilët për t’ju shmangur ndjekjes dhe ndalimit, kanë devijuar rrugën kryesore, duke e braktisur motorrin në hyrjen e një pallati”, bën me dijeni policia e Tiranës.
Sic vazhdon më tej njoftimi zyrtar i kësaj policie, personat hynë në shkallët e brendshme të pallatit, dhe vetëm në katin e tretë të këtij pallati, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të dyshuar. “Në këtë momente punonjësit e policisë kanë vënë re një person tjetër, i cili ishte varur me duar në anën e jashtme të shesh - pushimit të katit të pestë”, vazhdon njoftimi për shtyp i Policisë së Tiranës.
Në këto kushte, punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje, që të mos rrezikonte dhe futej në pjesën e brendshme të shkallëve. Por, pas disa sekondash, personi ka rënë nga kjo lartësi duke u plagosur. Menjëherë është njoftuar shërbimi Shëndetësor i Urgjencës dhe pas disa minutash, personi është dërguar po nga ky shërbim në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Policia bën publik emrin e të plagosurit. Ai quhet Erges Isufi, 21 – vjeç, banues në Shkozë. Aktualisht Isufi ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Hetimet kanë kaluar nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
(d.b/BalkanWeb)