E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Diplomat e 3- vjecarit, copa revoltuese letre

Duke dalë në mbrojtje të studenteve të fakultetit të gazetarisë dhe shkencave sociale, të ngritur në protesta në kërkim të diplomave, Kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku , ka dënuar mënyrën e trajtimit nga MASH në mos përcaktimin e statusit në diploma. 

TIRANE- Partia Socialise denoncon mungesën e kuadrit ligjor për studentët që mbarojnë sitemin 3 vjecar të arsimit të lartë . Duke dalë në mbrojtje të studenteve të fakultetit të gazetarisë dhe shkencave sociale, të ngritur në protesta në kërkim të diplomave, Kryetarja e Komisionit të Edukimit në Asamblenë Kombëtare të PS, Ledi Shamku , ka dënuar mënyrën e trajtimit nga MASH në mos përcaktimin e statusit për këta studentë.
Sipas Shamkut,Ministria e Arsimit po shpërfill studentët edhe pse ata po protestojnë për diplomat që u janë servirur. Ndër të tjera ajo e ka konsideruar qeverinë si qeveri rrumpallë që nuk e ka fare arsimimin në axhendën e tij. “Copat revoltuese të letrës që kjo Ministri ka lëshuar, janë maja e ajsbergut e një papërgjegjshmërie të paparë, për të cilën prej 6 muajsh kemi kërkuar të merren masa urgjente. Masat nuk u morën kurrë dhe ky është motivi që "diplomat e 3-vjeçarit" s'guxon t'i firmosë askush.
Ndërkohë partia socialiste ka bërë të ditur se problemi i studentëve të gazetarisë të cilët po protestojnë për diplomat e 3 vjecarit është një problem që do të prekë të gjithë studentët që po studiojnë sipas Kartës së Bolonjës.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›