E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH aksion në Kamëz për lidhjet e paligjshme

Drejtori i OSSH për Tiranën, Sait Dollapi bëri të ditur për mediat se abonentët e zonës së Kamzës kanë shkelur ligjin me lidhjet e paligjshme që kanë realizuar duke iu shmangur detyrimeve të pagesës së energjisë 

TIRANE-Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë (OSSH) bëri të ditur sot se ka nisur një aksion për prerjen e lidhjeve të paligjshme në zonën e Kamzës. Drejtori i OSSH për Tiranën, Sait Dollapi bëri të ditur për mediat se abonentët e zonës së Kamzës kanë shkelur ligjin me lidhjet e paligjshme që kanë realizuar duke iu shmangur detyrimeve të pagesës së energjisë. Dollapi dha gjithashtu mesazhin që abonentët të jenë të rregullt me detyrimet ndaj KESH, pasi në të kundërt do të përballen me ndërprerjen e energjisë. Po sipas tij, Tirana sot do të përballet me kufizime të energjisë elektrike. “Kjo për shkak të disa remonteve. Kufizimet do të prekin disa zona të Tiranës”, tha Dollapi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›